Aktualitet

Llalla kërkon pezullimin e dënimit me burg

Shkruar nga Liberale
Llalla kërkon pezullimin e dënimit me burg

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i kërkon gjykatës të pezullojë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit me 2 vite burg. Mësohet se me anë të avokatit të tij, Llalla ka dorëzuar një kërkesë ku pretendon se çuarja e tij në qeli mund të sillte pasoja të rënda për shëndetin e tij për shkak të një sëmundjeje që ai vuan prej kohësh.

Kërkesa e ish-kryeprokurorit është hedhur në short dhe do të gjykohet nga gjyqtari Erjon Çela më 14 tetor. Një ditë më parë përfunduan edhe procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës.

Emri dhe fotoja e tij do të shpërndahet nga Interpol në gjitha shtetet, bashkë me të dhënat e dënimit në Shqipëri.

Llalla u dënua nga Gjykata e Apelit me 2 vite heqje lirie për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë në 3 raste, si dhe u përjashtua për 5 vite nga funksionet publike.

Nga verifikimet në sistemin TIMS, Llalla rezulton të ketë dalë nga vendi në fillim të shtatorit, vetëm pak ditë para se Apeli të jepte vendimin e formës së prerë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH