Sport

Liverpool kampion i botës për klube, Firmino i papërmbajtshëm

Shkruar nga Liberale
Liverpool kampion i botës për klube, Firmino i

Liverpool ka arritur të fitojë në finalen e Botërorit të klubeve, kundër Flamengos me rezultatin 1-0.

Goli i brazilianit Firmino në minutën 99 dënon bashkatdhetarët e tij të Flamengos, duke bërë që  Liverpoolin fitues të Botërorit për Klube.

Ndeshja pati një rivalitet të fortë mes dy ekipeve, dhe u desh koha shtesë për të përcaktuar fituesin, ku të dy ekipet kampione të kontinenteve të tyre patën raste të shumta për të shënuar.

Pjesa e parë në veçanti vuri re një barazi forcash tepa menduar nga opinioni publik, ku lojtare si Bruno Henrique dhe portieri Alvez shkëlqyen për brazilianët.

Ne fund të 90 minutave zyrtare pati një episod ku sulmuesit Mane iu dha një penallti që më pas VAR anuloi.

Goli erdhi nga një aksion fantastik i Liverpool, me një asist të vetë Mane për Firmino qe u tregua i ftohtë në realizim.

Flamengo u mundua të reagoi por nuk mundi të ndryshoi rezultatin. Kjo është fitorja e parë e anglezëve në këtë turne.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH