Aktualitet

Liverpool i magjishëm, prek finalen e Champions League

               Publikuar në : 22:18 - 07/05/19 Liberale

E pabesueshme por e vërtetë! Një Liverpool i magjishëm sfumon “jashtëtokësorin” Lionel Messi dhe prek finalen e Champions League. Nuk është një ëndërr, por një histori e vërtetë. Ajo që ndodhi në “Anfield Road” është tërësisht e vërtetë … tërësisht.

“Të kuqtë” fituan 4-0 ndaj Barcelonës duke përmbysur humbjen 3-0 të ndeshjes së parë dhe kanë kaluar në finalen e madhe të Champions League.

Divock Origi dhe Giorgino Ëijnaldum ishin heronjtë e skuadrës së Jurgen Klopp, që arriti të bënte përmbysjen e madhe pa dy sulmuesit e saj kryesorë: Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Liverpool dominoi ndeshjen nga fillimi në fund duke mos e lënë Barçën të marrë frymë, ndërkohë që Messi ishte hija e vetvetes në këtë takim, ndryshe nga ndeshja e kaluar kur mrekulloi botën me futbollin e tij./ Gazeta Liberale

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *