Aktualitet

"Lironi menjëherë Belerin", kryeministri Mitsotakis: Nëse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së duhet të garantojë zgjedhje të lira

Shkruar nga Liberale
"Lironi menjëherë Belerin", kryeministri Mitsotakis:

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Në një deklaratë për mediat, ai e quajti arrestimin e Belerit si një ngjarje të shëmtuar.

"Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor", u shpreh kryeministri grek.

Kujtojmë se, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën u arrestua pasi akuzohet për vjedhje votash. Bashkë me të u arrestuan edhe tre persona të tjerë; avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH