Një gjykatësi tailandez qëlloi veten me armë në një sallë gjyqi.
Para këtij akti vetësakrifikues, ai mbajti një fjalim të rrallë kundër sistemit të drejtësisë në vend. Më pas nxori pistoletën dhe qëlloi veten në gjoks.
Gjyqtari Kanakorn Pianchana u dërgua menjëherë për në spital dhe mori ndihmën e parë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ai kishte liruar ditën e premte pesë burra myslimanë të akuzuar për vrasje.
Në një shkresë që besohet të jetë shkruar nga gjykatësi përpara se të jepte aktvendimin e tij shkruhet se përpjekja e tij për vetëvrasje mund të ketë lidhje me ndërhyrjen e pretenduar në këtë çështje./Gazeta Liberale