Aktualitet

Lirohet protestuesi i Unazës së Re, Balliu: Banorët kërkojnë dialog

Shkruar nga Liberale
Lirohet protestuesi i Unazës së Re, Balliu: Banorët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili ndodhej te Gjykata e Tiranës gjatë kohës që kjo liroi shtetasin Shpëtim Selimi i cili u arrëstua në lidhje me sulmin ndaj punonjësve të IKMT-së dhe policisë tha se “kur politika hyn nga dera në gjykatë, drejtësia del nga dritarja. Shteti ka marrë fund!”.

Në një prononcim për mediat Balliu tha se banorët e Unazës së Re kërkojnë dialog.

“Pasi i arrestojnë i lënë në arrest shtëpie. S’ka më absurd! Kur duan t’i shembin shtëpinë, i lënë në arrest shtëpie. Dialog duan banorët e Unazës. Partia Demokratike ka kërkuar me qindra herë që qeveria të sjell një përfaqësues dhe të dialogojë me protestuesit. Duhet dialog. Se dimë pse qeveria kërkon përplasje me doemos sepse nuk pranojnë dialogun. Në disa media është raportuar se disa banorë kanë marrë një shpërblim. Po e marr të mirëqenë se me 8 veta qenka bërë dialog dhe se janë marrë shperblime. Po me pjesen tjeter?! Kur politika hyn nga dera në gjykatë, drejtësia del nga dritarja. Shteti ka marrë fund. Këtu ka krizë totale. Zgjidhja e këtij problemi nuk mund t’i jepet nëse nuk kthehet në pushtet sovrani”, tha Balliu./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH