Aktualitet

Lirohet nga detyra zv. ministrja e Financave

               Publikuar në : 18:59 - 21/10/20 liberale

Zv.ministrja e Financave Belinda Ikonomi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave.  Nuk dihet ende shkaku i kësaj lëvizje si dhe as emri zëvendësues.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Ikonomi ka mbajtur më herët postin e drejtoreshës së Doganave. Ajo u lirua nga ky post pas transferimit në ministri, ndërkohë që në vend të saj u emërua Arlind Gjokutaj.

Tags:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back