Aktualitet

Lirohet Eduart Ndocaj, pas shoqërimit në polici

Shkruar nga Liberale
Lirohet Eduart Ndocaj, pas shoqërimit në polici

Ish- deputeti Eduart Ndocaj është liruar pas shoqërimit në polici, gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Lezhë.

Sipas bluve, Ndocaj nuk ishte i ftuar në këtë aktivitet, por ish-deputeti e mohoi këtë dhe i ka kërkuar policisë të thonë se kush u ka dhënë urdhër që ai të mos jetë në këtë ceremoni.

Pjesë nga debati:

Polici: Te lutem, je pa ftese, kohe pandemie, te lutem largohu. A e degjove kryetarin e Bashkise?

Ndocaj: Jam pa ftesë unë? Kush tha se duhet të largohem une, une jam ish deputet i Kuvend. Sekretari i përgjithshëm i demokristiane dhe qytetar i lirë. S’ke të drejtë që të më thuash të largohet. Kush ta ka dhene urdhrin? Kryetari i Bashkise?

Polici: Të lutem largohu se përndryshe do jemi të detyruar që të të marrim forcërisht.

Ndocaj: Po forcerisht do me merrni, jua kam thene.

Polici: Edhe nje here te bejme thirrje qe duhet te largohesh.

Ndocaj: Kam ftese une. Kam ardhur para 4 ditësh nga Italia ku jam operuar dhe ti s’ke të drejtë të më thuash që do të të marr forcërisht se s’po bej asgje kunder detyres qe ma jep Kushtetuta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH