Aktualitet

Lirohen në një ditë Florenc Çapja dhe Suel Çela

Shkruar nga Liberale
Lirohen në një ditë Florenc Çapja dhe Suel Çela

Ditën e sotme është liruar nga burgu Florenc Çapja. Mësohet se vendimi për lirimin e Çapjas është dhënë nga Gjykata e Elbasanit.

Florenc Çapja ishte arrestuar me akuzën e “Vrasjes me paramendim” e mbetur në tentativë në dëm të ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema si dhe akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Po ashtu sot është liruar edhe Suel Çela i cili u arrestua për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH