Aktualitet

Lirimi i Endrit Dokles, vjen reagimi i Prokurorisë së Krujës

Shkruar nga Liberale
Lirimi i Endrit Dokles, vjen reagimi i Prokurorisë së Krujës

Pas lirimit nga burgu i ish-anëtarit të bandës së Durrësit ,i cili ishte dënuar burgim të përjetshëm, Endrit Dokle ka ardhur reagimi i Prokurorisë së Krujës.

Në reagimin e saj Prokuroria është shprehur se do të ankimojë vendimin për lirimin e Dokles si dhe gjithashtu se do të kërkojë përjashtimin e gjyqtares së çëshjtes që dha këtë vendim .

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka qenë pjesmarrëse në këtë proçes dhe ka mbajtur qëndrimin e plotë për rrëzimin e kërkesës, me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares sëçëshjtes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata. Të gjitha kundërshtimet në lidhje me shkeljet proçedurale si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do ti parashtrojë në ankim brenda afatit ligjor,”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Endrit Dokle kishte kërkuar më parë rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë që Gjykata e Krujës ka vendosur tani për lirmin e tij. Përveç burgimit të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për dhjetëra vrasje, plagosje dhe krime të tjera, Dokle ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Krujës:

Njoftim në lidhje me proçesin gjyqësor për kërkesën e të dënuarit Endrit Dokle Gjykata e Shkallës së Parë Krujë me vendimin nr. 6/123 datë 14.01.2020 vendosi :

“Pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle. Lirimin me kusht të kërkuesit Endrit Dokle, i biri i Mensurit dhe i Rahimes datëlindja 31.12.1983, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, duke e vënë në provë për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh. Në zbatim të nenit 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet Endrit Dokle që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të caktuar kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale.

Në zbatim të nenit 60 pika 10 e Kodit Penal detyrohet kërkuesi Endrit Dokle që gjatë periudhës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.Urdhërohet kërkuesi Endrit Dokle të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës”. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka qenë pjesmarrëse në këtë proçes dhe ka mbajtur qëndrimin e plotë për rrëzimin e kërkesës, me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares sëçëshjtes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata. Të gjitha kundërshtimet në lidhje me shkeljet proçedurale si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do ti parashtrojë në ankim brenda afatit ligjor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH