Aktualitet

Lirimi i bandave/ Sulo: Shqipëria do të përjetojë një gjë të paparë

Shkruar nga Liberale
Lirimi i bandave/ Sulo: Shqipëria do të përjetojë një

Gazetari Arian Sulo i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se bandat e liruara tani nga burgu janë më të rrezikshme se edhe bandat në vitin 1997.

Sipas Sulos, në 1997 bandat u krijuan nga kushtet, kurse shtoi tanimë banditët janë më të sofistikuar, ata kontrollonin botën e krimit nga burgjet dhe lidhjet me politikën i kanë bërë më të fuqishme.

“Unë mendoj se vrasja e sotme në Tiranë ngre alarmin që Prokuroria duhet që të ndjekë me kujdes ata që merren me krim jashtë. Këta janë banda shumë të rrezikshme. Në 1997 ishte koha e atillë, por këta janë më të rrezikshme sepse kanë komanduar botën e krimit edhe nga burgu. Lidhjet me politikën bënë që të fuqizohen akoma më shumë.

Ne do të pësojmë një gjë të paparë, që burgjet tona do jenë vetëm për hajdutët e xhepave dhe ata që kanë vjedhur energjinë elektrike. Kjo sjell efektet e reformës në drejtësi, domethënë nuk është llogaritur mirë.”, deklaroi Sulo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH