Aktualitet

"Lirimet e frikshme", hap sot Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Lirimet e frikshme", hap sot Gazetën Liberale

Lul Berisha, Lulzim Caka, Ilir Paja, Viktor Ymeri e Endrit Dokle...Protagonistët e disa prej bandave më famëkeqe, të dënuar për disa vrasje, janë edhe njëherë të lirë përmes vendimesh të dyshimta të gjykatave.

Kryeministri Rama flet për paketën “AntiKÇK”, por nuk ka pasur reagime zyrtare ndaj lirimeve të disa prej personazheve më të rrezikshëm të botës së krimit

Pas lirimit me kusht të një prej emrave të njohur të botës së krimit si Lul Berisha, i cili do ta kryente shërbimin e provës  pranë bashkisë së Durrësit kur kryebashkiak ishte Vangjush Dako, dalja e  parakohshme nga burgu e një tjetër personazhi me rrezikshmëri të lartë si Endrit Dokle– i dënuar me burgim të përjetshëm-, po i sjell edhe njëherë në skenë dhe tashmë të lirë protagonistët e bandave kriminale, ndërsa përtej absurditetit të argumentimeve ligjore nga gjyqtarja e Krujës, qytetarët shqetësohen për sigurinë e  jetës.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH