Sport

Lirim Zendeli, i pari shqiptar në Formula 2

Shkruar nga Liberale

Lirim Zendeli do të jetë i pari pilot me prejardhje shqiptare në Formula 2. Ai firmosi me ekipin MP Motorsport dhe u prezantua si pjesëmarrës në garat e sezonit 2021. Zendeli u përzgjodh skuadra holandeze pas provave të kryera në Bahrein.

Drejtuesit e MP Motorsport pranuan se pikasën Zendelin që në vitin 2017 ku spikati me paraqitjet e tij. Lirim Zendeli, i cili më 18 tetor mbushi 21 vjeç, ka qenë fillimisht pjesë e Formula 4 dhe Formula 3.

Synimi i Zendelit është që në të ardhmen të bëhet pjesë e Formula 1. Ai ka lindur në Bohum dhe përfaqëson Gjermaninë në gara, por origjinën e ka nga Shkupi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH