Letërsi

Leteratura hapet me: "Liri Belishova dhe koha e saj", profili i një regjimi dhe kurba e një personazhi kryesor

Shkruar nga Liberale
Leteratura hapet me: "Liri Belishova dhe koha e saj", profili i

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me: ""Liri Belishova dhe koha e saj", profili i një regjimi dhe kurba e një personazhi kryesor" shkruar nga Diana Kastrati.

Idealizmi, humnerat e pushtetit, katarsis i “gruas së hekurt” të regjimit komunist, e vetmja që pati fuqi të kërkonte falje publike.

"Me një eseistikë mjeshtërore, autori Bashkim Shehu, sjell biografinë e Liri Belishovës, sa edhe kontekstin historik të Shqipërisë komuniste dhe figurave kryesore të atij regjimi.

Rasti Belishova, është vetëm ilustrimi i një analize të thelluar, shterruese, të kontekstit politik e ideologjik të kohës në Shqipërinë që rrëshqiti shumë shpejt në totalitarizëm.", shkruan Kastrati.

E më pas do të lexoni një Ese me titull "Variacione mbi termin “Tavernё”…" nga Fatmir Minguli.

E demostrojnё edhe poezitё e Plauto-s dhe Catullos qё kanё pёrkufizuar Durrёsin si “Hadria taberna”.

Kam qenё nё njё tavernё tё Splitit, nё buzё tё detit, qё ishte ndёrtuar vetёm pёr piratёt... Ruhej ashtu siç kishte qenё edhe para dyqind vjetёve.

Dhe për ta mbyllur me një Recensë nga Bajram Sefaj me titull "Skicë për ese: “Vera e përjetshme”, vlerë e përjetshme!"

“Vera e përjetshme” e shkrimtarit Preç Zogaj është shembull tipik dhe, ndoshta më i miri rast, i përzierjes së gjinive dhe zhanreve shkrimore. /Gazeta Liberale

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH