Sport

Lionel Messi surprizon me vendimin për të ardhmen

Shkruar nga Liberale
Lionel Messi surprizon me vendimin për të ardhmen
Lionel Messi ka zgjedhur të transferohet te Inter Miami në MLS amerikane. Kështu bën me dije gazetari Miguel Rico, i cili e dha lajmin në Twitter. Kështu, Messi refuzon një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite apo një rikthim te Barcelona, teksa duket se ka zgjedhur të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 35-vjeçari fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në fund të vitit të kaluar, pas një turneu fantastik në Katar, ku konfirmoi veten si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Megjithatë, me Messin dhe Cristiano Ronaldon tani të dy jashtë Evropës, dhe me Zlatan Ibrahimovicin që u tërhoq nga futbolli i luajtur disa ditë më parë, duket vërtetë si fundi i një epoke.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH