Aktualitet

Linja e Unazës, transport falas për Krishtlindje

Shkruar nga Liberale
Linja e Unazës, transport falas për Krishtlindje

Të gjithë ata që e nisin punën në orën 06:00 dhe e mbyllin në orën 23:00 do të kenë mundësinë të përdorin urbanët e ‘Green Line’.

Linja e Unazës do të zgjasë orarin e shërbimit, duke nisur nga ora 05:30 deri në orën 23:30.

Gjithashtu, të gjithë ata që do të duhet të lëvizin me autobus përqark unazës në datën 25 dhjetor nuk do të paguajnë lekë.

Prej disa muajsh në kryeqytet ka nisur nga puna, “Linja e parë e Gjelbër” ose e njohur ndryshe si #TiranaGreenLine nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH