Aktualitet

Lindshmëria, rënie dramatike në 12 qarqet e vendit për 2023. Gjirokastra vetëm 77 lindje!  

Shkruar nga Liberale

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022, Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 9.089 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët ishte Gjirokastra me 392 lindje. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve në vitin 2022, sipas INSTAT, ishte Tirana me 5.827 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët ishte Kukësi me 541 vdekje. Në tremujorin e parë të viti 2023, sa u përket lindjeve, krahasuar me tremujorin e parë 2022, rënien më të ulët e ka qarku i Kukësit me 8,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Lezhës me 33,2 %.

Lindjet

Gjatë vitit 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2021. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 9.089 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët ishte Gjirokastra me 392 lindje.

Rënien më të ulët në përqindje të lindjeve, gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021 e kishte qarku i Tiranës me 3,7 %, ndërsa rënien më të madhe e kishte qarku i Korçës me 23,0 %.

Në tremujorin e parë 2023, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2022. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.939 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 77 lindje.

Rënien më të ulët në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 8,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Lezhës me 33,2 %.

Vdekjet

Gjatë vitit 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2021. Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve ishte Tirana me 5.827 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët ishte Kukësi me 541 vdekje.

Rënien më të ulët në përqindje të vdekjeve, gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021 e kishte qarku i Kukësit me 11,3 %, ndërsa rënien më të madhe e kishte qarku i Vlorës me 25,5 %.

Në tremujorin e parë 2023, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2022.

Qarku me numrin më të lartë të vdekjeve është Tirana me 1.358 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Kukësi me 132 vdekje.

Rënien më të ulët në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 15,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 39,9 %.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH