Sport

Lille “mbyll portat”, Jonathan David nuk largohet

Shkruar nga Liberale
Lille “mbyll portat”, Jonathan David nuk largohet

Lille është duke refuzuar pothuajse çdo kontakt të jashtëm në lidhje me interesimet që vijnë për sulmuesin kanadez, Jonathan David.

David ka qenë një forcë shtytëse për skuadrën franceze këtë sezon, duke shënuar 24 gola në kampionat. Kjo performancë fantastike e tij, ka bërë që shumë klube të tërhiqen pas tij.

Sipas raportimeve të “Footmercato.net”, klubi transalpin nuk është i gatshëm të shesë lojtarin, vlera e të cilit është rreth 50 milionë euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH