Aktualitet

Lihet i lirë ndihmësi i vrasjes së komisar Artan Cukut

Shkruar nga Liberale
Lihet i lirë ndihmësi i vrasjes së komisar Artan Cukut

Personi që dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku është lënë i lirë nga Gjykata greke.

Kristaq Leci u arrestuar më 12 gusht në Greqi me kërkesë të autoriteteve shqiptare dhe pritej që të sillej në Shqipëri për tu përballur me akuzat ndaj tij por për arsye ende të paqarta është lënë i lirë. Refuzimi për ekstradim dhe më pas lirimi i Lecit nga autoritetet Greke është bërë për arsye të paqarta.

“ABC News” raporton se ka kontaktuar Ministrinë e Drejtësisë për informacion në lidhje me këto veprime por zëdhënësja e ministrisë, Valeria Bardhja, nuk i është përgjigjur këtij interesimi.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Kristaq Leci dyshohet se ka informuar vrasësin e Cukut për lëvizjet e tij. Ai njihej gjithashtu edhe me emrin Gerti Kajo.

Ky është rasti i dytë që personat e përfshirë në vrasjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku, i shpëtojnë drejtësisë në rrethana të paqarta. Më herët Gjykata e Lartë greke kishte refuzuar ekstradimin e Bledar Jambellit, personi që dyshohet se ka porositur vrasjen e Cukut. Sipas gjykatës ai nuk do të ekstradohej pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta dhe më pas u la i lirë

Hetimet e prokurorisë shqiptare kanë identifikuar Bledar Jambellin si porositës të vrasjes ndërkohë që ekzekutues Mikel Shllari dhe ndihmës Kristaq Leci. Motivi dyshohet të jetë arrestimi që ish-komisari Cuku i ka bërë Jambellit disa vite më parë

Komisari Artan Cuku u ekzekutua më 8 prill 2017 nga Mikel Shallari pranë banesës së tij në Tiranë. Ka qenë vetë Shallari që ka rrëfyer në Gjykatën e Krimeve të Rënda të gjithë ngjarjen e plotë duke zbuluar edhe emrin e porositësit, Bledar Jambelli i cili u largua nga Shqipëria pas vrasjes së Cukut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH