Globi

Ligjvënësit britanikë mbështesin planin e Johnsonit për Brexit

Shkruar nga Liberale
Ligjvënësit britanikë mbështesin planin e Johnsonit për

Ligjvënësit britanikë mbështetën planin e kryeministrit Boris Johnson për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, më 31 janar.

Ata votuan me 358 vota pro dhe 234 kundër ‘Marrëveshjes së Tërheqjes’. Dokumenti do të kalojë tani për miratim në Dhomën e Lordëve.

Johnson tha se marrëveshja i mundëson Britanisë “të ecë përpara”. Udhëheqësi i Laburistëve opozitarë, Jeremy Corbyn, u bëri thirrje ligjvënësve që të votojnë kundër marrëveshjes, duke thënë se ka “mënyra më të mira dhe më të drejta” për të lënë BE-në.

Por, votimi i së premtes shihet si fitore për Johnsonin, i cili i fitoi bindshëm zgjedhjet e përgjithshme të javës së kaluar me premtimin se do ta nxjerrë Britaninë nga BE-ja.

Referendumi për dalje nga blloku evropian, apo Brexit-in është mbajtur në vitin 2016.

Por, realizimi i procesit është shtyrë disa herë për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme politike mbi kushtet e divorcit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH