Të gjitha shqiptarët e lindur jashtë territorit të Shqipërisë, talentet e futbollit nën moshën 18-vjeç, mund të marrin nënshtetësi shqiptare pa dekret të posaçëm si deri tani.
Kjo vlen për të gjithë bashkombësit tanë, të cilët mjafton të kenë shqiptar njërin nga prindërit, dhe të ndihen të tillë, për t’u pajisur me pasaportën shqiptare pa qenë nevoja për ndonjë dekret të posaçëm si deri tani.
Ligji i ri do t’ju vijë në ndihmë qindra talentëve të futbollit, me origjinë shqiptare, që ëndërrojnë të bëhen pjesë të Kombëtares shqiptare. Ata do të kenë shumë të lehtë të bëhen fillimisht shtetas të Shqipërisë, përmes ligjit që u miratua një ditë më parë nga Kuvendi.
Lajmin e dha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, theksoi Rama.