Editorial

Ligjësoi spastrimin etnik të dëshëruar nga Millosheviçi

Shkruar nga Liberale
Ligjësoi spastrimin etnik të dëshëruar nga

Mbrojtja e Serbisë nga ana e tij shkaktoi kundërveprime të fuqishme. Sot zemërimin e shqiptarëve.

Nga Pierluigi Battista

Pikërisht në muajt në të cilët Sllobodan Millosheviçi dhe xhelatët serbë bëheshin përgjegjës të kasaphanës së Srebrenicës në vitin 1995 në Bosnje, kulmi i një spastrimi etnik, Peter Handke shkruante apologjinë e Serbisë  me librin “Një udhëtim dimëror në lumenjtë Danub, Savë, Moravë e Drinë”. Jo të kulturës serbe në përgjithësi, por pikërisht të Serbisë agresive të dalë nga shpërthimi i Jugosllavisë, të përshkruar si një idil krenarie dhe integriteti moral, një Vend i përndjekur nga forcat e së Keqes, të njëjtat që donin të nënshtronin Beogradin për ta bërë një protektorat të Perëndimit të mbrapshtë.

Anasjellja ndërmjet viktimës dhe xhelatit bëhej përfundimtar, në fjalët e Handke-s. Në një intervistë të shumë viteve më vonë, dhënë gazetës “Le Monde”, shkrimtari austriak hodhi poshtë padinë se ishte një “mohues”, duke ngulmuar se qëndrimi i tij kishte qenë i baraspeshuar, në të cilin padija e mizorive serbe duhej të shoqërohej nga padija e të njëjtave mizorira të kryera nga kroatët dhe myslimanët.

Por tërheqja e fuqishme për diktatorin Millosheviç nga ana e Handke-s gjeti në rrjedhën e viteve shumë ripohime. Më 1999 asnjë fjalë nuk e tha për të paditur spastrimin etnik të serbeve kundrejt shqiptarëve të Kosovës e lufta e NATO-s furishëm u vulos si një akt agresioni imperialist kundër Beogradit heroik: nga ana tjetër edhe mbështetja diplomatike perëndimore njohjes së pavarësisë së Sllovenisë më parë e të Kroacisë menjëherë mbas saj, ishte sulmuar prej Handke-s si një shpërthim “imperialistik”, i kryer në sajë të mbështetjes shpirtërore të Kishës Katolike.

Më vonë Handke kërkoi të shkatërronte ligjshmërinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës e gjenocidin. Së fundmi Handke deshi të marrë pjesë, madje të mbante një fjalim përkujtues përpara mijëra kombëtaristësh serbë në varrimin e diktatorit.

Këto qëndrime të Handke-s ushqyen kundërvënie të stuhishme në botën intelektuale ndërkombëtare. Salman Rushdie dhe Jonathan Littell arritën deri në sharje. Ju tërhoq çmimi i titulluar Heinrich Heine-s. Një vepër e tij u fshi nga programi i Comedie – Francaise.

“Corriere della Sera”       

E përktheu Eugjen Merlika

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH