Sport

Liga e Kombeve/ Yjet e Holandës dhe të Francës shkëlqejnë para Botërorit

Shkruar nga Liberale
Liga e Kombeve/ Yjet e Holandës dhe të Francës

Fitojnë Holanda, Franca, Belgjika dhe Kroacia.

Holanda mposhti Poloninë me rezultatin 0-2. Në pjesën e parë Holanda shënoi në minutën e 14-të, pas një aksioni tepër të bukur nga Dumfries,  i cili asistoi për Gakpo dhe ky i fundit nuk gabon.

Pjesa e dytë nuk pati shumë surpriza, pasi në minutën e 60-të me një tjetër aksion të bukur Bergwijn ka gjetur rrjetën pas një pasimi të bukur nga Janssen. Holanda ndodhet 1 pikë larg kreut të grupit të saj, në Ligën e  Kombeve, duke treguar formën e saj para finaleve të Kupës së Botës.

Nga ana tjetër Belgjika nuk është sforcuar shumë ndaj Uellsit. Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë me De Bruyne në minutën e 10-të dhe me Batshuay në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë Uellsi shënoi me anë të Moore.

Franca ka fituar ndaj Austrisë, me dy gola të bukur. Në minutën e 56-të , Mbappe merr topin dhe driblon çdo kundërshtar të mundshëm derisa shënon, ndërsa në minutën e 65-të, Griezmann dërgon një top të bukur brenda zonës dhe Giroud fluturon duke dërguar me kokë topin në rrjetë.

Kroacia ka fituar me përmbysje ndaj Danimarkës. Në minutën e 49-të realizoi Sosa, por pavarësisht nga barazimi në minutën e 77-të me anë të Eriksen, Majer shënoi në minutën e 79-të golin e përmbysjes së madhe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH