Aktualitet

Lidhja e Helmut Kohlit me Amerikën dhe mësimet për Kosovën

Shkruar nga Liberale
Lidhja e Helmut Kohlit me Amerikën dhe mësimet për Kosovën

Artan Behrami

Arkitekti i Evropës së bashkuar, njeriu që ribashkashkojë Gjermaninë, dhe e hapi rrugën për zgjerimin euroatlantik drejt lindjes, dje i mbush 90 vjet. Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, si pakkush, me vizionin e tij, ndryshojë botën, duke u bërë frymëzim për të tjerët.

Projekti i tij, i ribashkimit të Gjermanisë theu blloqet e izolimit, me të cilët ndërtoi themelet e Evropës moderne. Ribashkimi i Gjermanisë ishte pikënisja e rënies së komunizmit edhe në Ballkanin Perëndimor dhe fillimi i bashkimit me Evropën.

Ai arriti t’i mbledh të një vend perëndimin dhe lindjen, armiqtë dhe miqtë, t’i bind të gjithë kundërshtarët për të jetësuar projektin e madh evropian, atë të rrëzimit të murit dhe bashkimit të Gjermanisë.

Kohl u udhëhoq nga vlerat e lirisë, demokracisë, pozicionimi me perëndimin dhe miqësia strategjike me Francën dhe SHBA-të. Këto vlera i shndërrojë në themele, të paprekshme nga askush, me premisa t’i qëndronin të gjitha kohërave dhe sfidave.

Helmut Kohl, në qeverisjen e tij pothuajse krejt energjinë e kishte vendosur në politikën e jashtme, i vetëdijshëm se zhvillimi përbrenda varët nga zgjidhja e sfidave të mëdha të politikës së jashtme.

Prandaj, politika e tij ishte e fokusuar kryesisht në bashkimin e Gjermanisë, ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me Francën dhe sidomos me Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Mbështetja amerikane dhe momentumi gjeopolitik

Ky pozicionim ishte i natyrshëm, sepse SHBA-ja ishte përcaktuese për ribashkimin e Gjermanisë. Kohl në pothuajse çdo fjalim të tij e përmend rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë pasur në historinë e Gjermanisë.

“Kjo miqësi dhe ky partneritet me SHBA-të ka një rëndësi ekzistenciale për ne gjermanë t. Nuk ka asnjë çmim që mund të blen atë”, kishte thënë Kohl gjatë një vizite ne New York në qershor 1990.

Ish-kancelari Kohl, bashkimin e dy Gjermanive e kishte shndërruar në domosdoshmëri ndërkombëtare. Ishte i vetëdijshëm që një projekt kaq i madh, që do të ndryshojnë historinë e Evropës dhe botës nuk mund të bëhet pa u ulur në tavolinë me të gjithë – mbështetësit dhe kundërshtarët e bashkimit.

Ai gjeti mbështetje, largoj kundërshtimin dhe largojë frikën historike të fqinjëve kundër një Gjermanie të ribashkuar.

Por, ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë. Britania e Madhe fillimisht ishte kundër një bashkimi, derisa Franca kishte kushte të rënda. Madje Londra kishte lobuar në Moskë dhe në Paris që bashkimi mos të ndodhte, në mungesë të besimit që kishin ndaj forcimit të mundshëm të Gjermanisë.

Shtetet përreth Gjermanisë, bashkë me Rusinë ishin përcaktuar për status-qou, e cila u prish nga mos durimi i popullit gjerman.

Kështu, në Amerikën, Gjermania e kishte gjetur mbështetësin e pakontestueshëm për jetësimin e ribashkimit. Madje, shpresat e ish-kancelari Kohl ishin që SHBA-ja do të bind edhe Londrën dhe Francën të heqin dorë nga kundërshtimi.

Ish-kancelari Kohl bashkë me presidentin Bush të vjetrin, me largpamësinë e tyre kanë parë se status-qouja ose do të prishet përmes marrëveshjes paqësore ose përmes dhunës së pakontrollueshme.

Shkuarja e ish-ministrit të jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher në Uashington dhe takimi me Sekretarin e Shtetit, James Baker ishte përcaktues. Amerika tashmë e kishte krijuar vizionin dhe kishte krijuar planin e gatshëm se si duhet të organizohen negociatat për bashkimin e dy gjermanive në detaje.

Dokumentet e asaj kohe flasin për një presion shumë të madh amerikan për të shfrytëzuar mundësinë gjeopolitike të krijuar për jetësimin e aspiratës së popullit gjerman.

Pa hyrë gjatë në histori, më 3 tetor 1990 ndodhi ribashkimi i Gjermanisë, si një projekt që kishte lindur nga vullneti i popullit gjerman nga brenda dhe mbështetjes përcaktuese amerikane nga jashtë.

Po mos të kishte shfrytëzuar Kohl momentumin e krijuar nga SHBA-ja, Gjermania dhe Evropa do të ishin krejtësisht ndrysh nga çfarë është sot!

Mësimi 1: Mos u konfronto kurrë me Amerikën

Bashkimi i Gjermanisë u bë frymëzim për lëvizje të shumta në Kosovë për të mposhtur komunizmin dhe jetësimin e ëndrrës për liri dhe pavarësi. Kosova e shinte Amerikën përmes perspektivës të Gjermanisë.

Në fillim viteve të 90-ta, fuqinë e Amerikës, qytetarët e Kosovë e kishin parë pikërisht në rolin e tyre për ribashkimin e Gjermanisë.

Gjermania e ribashkuar me mbështetjen e Amerikës bëri një hap historik që do të ndryshonte edhe rrjedhën e historisë në ish-Jugosllavi, përfshirë edhe Kosovë.

Nisma e parë e politikës së jashtme të Gjermanisë së ribashkuar ishte njohja diplomatike e njëanshme e dy republikave të shkëputura nga Jugosllavia, Sllovenia dhe Kroacia, duke dalë kundër këshillave të Komunitetit Evropian.

Vizioni i politikës së jashtme të Kohlit për Jugosllavinë, ishte thelbësor për të siguruar rënien e Federatës Jugosllave dhe pavarësinë e të gjitha njësive federale, përfshirë edhe Kosovën.

Kjo u pasua nga kërcënimet e njohura të Krishtlindjes nga Presidenti Bush për Millosheviçin, duke paralajmëruar atë që të mos fillojë luftën në Kosovë. Kështu, Kohl dhe Bush dhanë sinjalin e para për fundin e Jugosllavisë.

Tani, tri dekada më pas, superfuqia ekonomike në botë, Gjermania, me gjithë ndryshimet gjeopolitike, fuqizimin e ndikimit të Rusisë në ekonominë dhe politikën gjermane, me ndryshimet në Shtëpi të Bardh, ende iu qëndron besnik këtyre marrëdhënieve.

Edhe përkundër acarimeve diplomatike ndërmjet dy shteteve, Gjermania nuk e ka luksin e konfrontimit me SHBA-të. Kancelarja Merkel, pasardhëse e Helmut Kohl, ndonëse nuk pajtohem për shumë çështje me presidentin amerikan Trump, ka zgjedhur një politikë dhe gjuhë shumë të matur.

Por, krejt ndryshe sillet një shtet i vogël që ekzistencën politike, ushtarake dhe ekonomike, ndryshe nga Gjermania e ka krejtësisht të varur nga Amerika.

Qeverisë në dorëheqje iu deshën vetëm 50 ditë për të thënë atë që askush nuk e kishte imagjinuar “Amerika po e shantazhin Kosovën”! Kështu, Kurti përmbysi krejt kontributin amerikan në Kosovë, derisa vëri në pikëpyetje të ardhmen tonë euroatlantike.

Parimi thelbësor i politikës së jashtme të vendosur që nga viti 1989 në Kosovë nga lëvizja pacifiste e Rugovës dhe lufta e UÇK-së për të mbajtur marrëdhënie të ngushtë dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara, u kthye kokëposhtë, u dëmtua dhe u rrezikua seriozisht nga kjo Qeveri.

Meqë në Kosovë u dëshmua se ka njerëz që mund të bëjnë politikë kundër Amerikës, do të ishte e udhës që të krijohen mekanizma ligjor, ku marrëdhëniet tona me Amerikën mos të mbesin vetëm në nivel emocional.

Kosova duhet të mësojë nga historia e varësisë së Gjermanisë me Amerikën. Ajo asnjëherë nuk e ka braktisur atë qysh po e braktisim ne.

Edhe përkundër partive të shumta politike, të cilat madje në mënyrë indirekte financohen nga Rusia, edhe përkundër varësisë ekonomike dhe të gazit nga Rusia, Gjermania sërish mbetet e përcaktuar për marrëdhëniet transatlantike.

“Gjermania kurrë nuk guxon të bëjë politikë kundër Amerikës”, kishte thënë Angela Merkel.

Gjermanët historikisht fjalën kurrë e përdorin vetëm në një rast – kurrë më luftë! Kjo është një dëshmi se Gjermania është mirënjohëse për mbështetjen amerikane në një kohë, kur të gjitha shtetet përreth bashkë me Rusinë ishin kundër saj!

Mësimi 2: Shfrytëzo Momentumin gjeopolitik

Historia e ribashkimit të Gjermanisë, tregon sesa i rëndësishëm është të shfrytëzohet momentumi gjeopolitik, për të arritur qëllimet dhe përmbushu vizionet politike. Ish-kancelari Kohl e kishte aftësinë për të krijuar parashikueshmëri të proceseve, të efekteve të vendimeve dhe pozicionimeve politike.

Njëjtë si Kohl edhe ne duhet t’i besojmë SHBA-së, kur ajo krijon momentume gjeopolitike.

Njëjtë si Kohl edhe ne duhet t’i besojmë më shumë Amerikës se çdo shteti tjetër në botë, edhe përkundër presionit, lobimit dhe kundërshtimit.

Njëjtë si Kohl edhe në duhet të ndalim status-qoun përmes proceseve paqësore, në mënyrë që ajo mos të prishet nga skenarë të panjohur të pakontrolluar nga ne dhe aleatet tanë.

Njëjtë si Kohl ne duhet të ulemi më të gjithë ata që kanë mendim ndryshe nga ne, që kanë vizion dhe politika ndryshe nga ne, edhe me armiqtë tanë për të arritur synimin tonë, anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB.

Mësimi 3: Edhe Gjermania e Merkel duhet të mësoi nga Gjermania e Kohlit

Gjermania ka investuar shumë në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, në shtet ndërtim dhe zhvillim ekonomik. Populli i Kosovës përjetësisht do të jetë mirënjohës.

Meqë partnerët strategjik dhe sponzorizuesit të pavarësisë së Kosovës na kanë sjell para një vendim me zgjedh mes tyre, gjermanët duhet të kuptojmë pse Kosova është kaq e lidhur me Amerikën.

Ne kemi kaluar një histori në ngjashme, ku mbështetja Amerikane ka qenë përcaktuese njëherë për mbijetesë, më pas për çlirim dhe pavarësi.

Gjermania duhet të vlerësoj Kosovën nga perspektiva e 3 tetorit 1990 dhe t’i bashkohet Amerikës, për të përfunduar projektin e radhës, që do ta ridefinojë paqen dhe sigurinë në Evropë dhe botë.

Shfrytëzimi i Kosovës si fushëbeteje për të kundërshtuar njëra-tjetrën i dëmton marrëdhëniet transatlantike dhe sidomos Kosovën, e cila synon të bëhet pjesë e sistemit ndërkombëtar.

Kosova është çështja e fundit e sigurisë evropiane, që kërkon të adresohet dhe ende mbetet një punë e papërfunduar. Tani është koha, që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së, duke përmbyllur një projekt madhor për Evropën e Bashkuar, që ishte filluar nga Presidenti Bush dhe Kancelari Kohl.

SHBA-ja dhe Gjermania sot kanë një borxh historik për ta mbyllur dhe t'i japin fund mosmarrëveshjes së fundit ish-Jugosllave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Perëndimi është kuptimplotë për Kosovën vetëm aty ku është Amerika dhe Gjermania. Prishja e këtij boshti është shkatërruese për Kosovën.

(Autori është këshilltar politik i presidentit Thaçi. Qëndrimet e shprehura janë personale)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH