Globi

Lidh me zinxhirë për 5 ditë gruan dhe e përdhunon, "çmendet" 58-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Lidh me zinxhirë për 5 ditë gruan dhe e përdhunon,

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Nea Joni të Greqisë, ku një 38-vjeçare është abuzuar seksualisht me dhunë nga partneri i saj, i cili e ka lidhur me zinxhirë për 5 ditë.

Sipas mediave vendasë nën kërcënimin e armës dhe dhunës së vazhdueshme, partneri ka terrorizuar gruan.

Ndërkohë, 58-vjeçari i mohon akuzat e përdhunimit dhe dhunës në familje, ndërsa pas marrjes në pyetje pritet të konstatohet nëse provat në duart e prokurorit dhe hetuesit do të çojnë në paraburgim apo jo.

Rasti u zbulua pasi një telefonate nga fqinjët që kanë dëgjuar zëra, dhe pasi policia ka shkuar në shtëpi, 58-vjeçari ka thënë “se cdo gjë është nën kontroll”.

Megjithatë, gruaja nga brenda shtëpisë po ua bënte me shenja.

Teksa efektivët kanë hyrë brenda dhe gruaja ka raportuar se partneri i saj po e dhunonte nën kërcënimin e armës, banesa iu nënshtrua një kontrolli ku u gjet një armë gjahu, për të cilën 58-vjeçari kishte leje.

58-vjeçari u arrestua me akuzën e dhunës në familje, sulmit seksual dhe mbajtjes së armëve të zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH