Aktualitet

Lideri çeçen u kërkon burrave të rrahin gratë që protestojnë për rekrutimin në luftë

Shkruar nga Liberale
Lideri çeçen u kërkon burrave të rrahin gratë

Një vendim të paimagjinueshëm për një shtet të qytetëruar. Autoritetet e Çeçenisë dyshohet se urdhëruan burrat të "rrahin gratë e tyre" në rast se merrnin pjesë në një demonstratë kundër Vladimir Putinit.

Sipas pretendimeve të grupit të të drejtave të njeriut Memorial, regjimi i Ramzan Kadyrov, i cili ka dëshmuar se është mbështetësi më besnik i presidentit rus, paralajmëroi se nëse burrat nuk e zbatonin këtë urdhër, atëherë rrahja e grave do të bëhej jashtë nga njerëz të sigurisë ruse.

Madje, raportohet se në të paktën një rast, Adam Muradov, i cili u detyrua të rrihte gruan dhe djali 18-vjeçar i të cilit u dërgua në frontin e luftës në Ukrainë, ka vdekur nga ataku kardiak.

Pas kësaj demonstrate, Ramzan Kadyrov i quajti gratë që morën pjesë në të "armiqe të shtetit" dhe kërkoi që të afërmit e tyre meshkuj të dërgoheshin në luftën në Ukrainë.

“Disa argumentojnë se protesta kundër rekrutimit të pjesshëm është e nevojshme. Presidenti dhe kreu i Forcave të Armatosura (përfshirë Vladimir Putin) e dinë se çfarë nevojitet. Askush nuk duhet t'i komentojë vendimet e tyre ashtu, por t'i zbatojë ato. Dhe ata që demonstrojnë janë armiq të shtetit dhe duhet të arrestohen dhe të afërmit e tyre të dërgohen në front”, tha Kadyrov në një video në Telegram.

Pas këtyre akuzave, gratë nga Çeçenia i dërguan një letër Kadyrovit duke i lutur që të mos dërgonte më shumë burra në luftë në Ukrainë: "Lërini burrat tanë, vëllezërit tanë, fëmijët tanë në shtëpi"./Përshtati Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH