Aktualitet

Libri i UETPRESS/ Blloku i Kalos, kryefjala e panairit në Pogradec

               Publikuar në : 19:59 - 03/08/19 LP

Prej disa ditësh ka startuar në Pogradec edicioni i 5-të i Panairit të Librit. Ky është një aktivitet letrar e kulturor që zhvillohet prej 5 vitesh, për shkak të interesit jo vetëm të pogradecarëve, por edhe të pushuesëve.

Kryefjala e këtij panairi ka qenë libri “Blloku” i mjekut të njohur Isuf Kalo, botim i UET PRESS.

Endri Mërtiri, organizatori i këtij panairi, ka treguar se libri më i shitur ka qenë pikërisht “Blloku”.

“Njerëzit kanë ende interes për këtë lloj tematike, duan të dinë se çfarë ka ndodhur brenda familjes së diktatorit, çfarë ka ndodhur brenda Bllokut, si kanë qenë marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të Bllokut”, ka thënë Mërtiri./Gazeta Liberale

(Visited 41 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *