Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    Rama në takim me Mbretin e Spanjës, spikeri i lajmeve pyet se kush është: Nuk e njoh

    Rama në takim me Mbretin e Spanjës, spikeri i lajmeve pyet se kush është: Nuk e njoh

    Pse nafta dhe benzina kushtojnë më shtrenjtë në Shqipëri sesa në Itali

    Pse nafta dhe benzina kushtojnë më shtrenjtë në Shqipëri sesa në Itali

    Shqiptari vret një shtetas turk në Gjermani, policia: Nëse e shihni, lajmëroni menjëherë!

    Shqiptari vret një shtetas turk në Gjermani, policia: Nëse e shihni, lajmëroni menjëherë!

    SHIFRA E DITËS: 10 arsye pse sistemi arsimor i Finlandës është më i miri në botë

    SHIFRA E DITËS: 10 arsye pse sistemi arsimor i Finlandës është më i miri në botë

    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Krye
    • Polemikë
    Besimshtuar, me sytë nga SPAK dhe BKH

    “Tokë pa kontinent”, kësaj radhe pa diktat!

    A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real, jo kinse konservator?!

    Homo Albanicus/ Nacionalizmi arkaik dhe provokimi i ri i ministrit Vulin

    Një shumicë deputetësh dhe qindra mijëra demokratë… pa parti

    Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë

    Demokracia e politika: Përfundimet e paparashikueshme të luftës

    Demokracia e politika: Përfundimet e paparashikueshme të luftës

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 10 arsye pse sistemi arsimor i Finlandës është më i miri në botë

    SHIFRA E DITËS: 10 arsye pse sistemi arsimor i Finlandës është më i miri në botë

    SHIFRA E DITËS: 1 milion ton qumësht më pak për 2021-in, çfarë prodhon më tepër Shqipëria

    SHIFRA E DITËS: 1 milion ton qumësht më pak për 2021-in, çfarë prodhon më tepër Shqipëria

    Numri i ri i INGENIOUS- Roli jetik i teknologjisë së informacionit në shoqëritë e sotme

    Numri i ri i INGENIOUS- Roli jetik i teknologjisë së informacionit në shoqëritë e sotme

    Nuk është Oksfordi, ja universiteti më i vjetër në botë

    Nuk është Oksfordi, ja universiteti më i vjetër në botë

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    Të burgosurit i vënë zjarrin qelive, humbin jetën 51 persona

    Të burgosurit i vënë zjarrin qelive, humbin jetën 51 persona

    I ndaloi për të kontrolluar dokumentet por u zbuloi kokainë, arrestohen 2 shqiptarë

    I ndaloi për të kontrolluar dokumentet por u zbuloi kokainë, arrestohen 2 shqiptarë

    Mot i “çmendur” në Itali, bie breshër sa një kokërr kajsie

    Mot i “çmendur” në Itali, bie breshër sa një kokërr kajsie

    Biznesmeni bullgar dënohet me 7 vjet burg për vrasjen e dy vajzave të reja

    Biznesmeni bullgar dënohet me 7 vjet burg për vrasjen e dy vajzave të reja

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Moderatorja e njohur tregon marrëdhënien që ka me vëllain e bashkëshortit të saj

    Moderatorja e njohur tregon marrëdhënien që ka me vëllain e bashkëshortit të saj

    Këngëtarja e njohur paralajmëron surprizën e papritur

    Këngëtarja e njohur paralajmëron surprizën e papritur

    Monika e “nxehur” me publikun : Janë ndjenjat e mia dhe vetëm të miat oooo njerëz

    Monika e “nxehur” me publikun : Janë ndjenjat e mia dhe vetëm të miat oooo njerëz

    Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj, këngëtarja e njohur shpërthen ndaj publikut

Fillimi Kryesore

Libri i UET PRESS, Enver Hoxhaj/ Shpresa e paqes për Kosovën, anëtarësimi në NATO

Në një bisedë mes politikanësh dhe intelektualësh rreth librit të tij më të fundit, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tha se fatet e politikës së jashtme të shtetit të tij varen nga rezultati i luftës në Ukrainë

Libri i UET PRESS, Enver Hoxhaj/ Shpresa e paqes për Kosovën, anëtarësimi në NATO
Share on FacebookShare on Twitter

Në një bisedë mes politikanësh dhe intelektualësh rreth librit të tij më të fundit, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tha se fatet e politikës së jashtme të shtetit të tij varen nga rezultati i luftës në Ukrainë. Nëse Rusia del e humbur, pasojat do të ndihen edhe në Serbi që do të ndihet më e dobët. Ky do të ishte momenti i artë për Prishtinën në përmbushjen e ambicieve perëndimore, si anëtarësimi në OKB dhe NATO. Mbi librin dhanë mendime edhe politikanë e diplomatë si Mimi Kodheli, Aldo Bumçi, Edmond Haxinasto e Fatos Tarifa

Ç’do të thotë për Kosovën nëse Rusia e humbet luftën me Ukrainën? Është kjo dilema që politikani dhe akademiku Enver Hoxhaj ngre në librin e tij më të fundit, “Përplasja e Madhe”.

Një analizë e thellë, e cila vjen në mes të konfliktit që ka tronditur Europën dhe botën, e cila shkon përtej duke trokitur në rajon ,sesi Rusia po e lufton Kosovën dhe Ballkanin.

Si ministër i Jashtëm për shtatë vite, në kabinetet qeveritare të Kosovës, ai është njohës i mirë i politikave ndërkombëtare dhe interesave gjeostrategjikë të Rusisë në rajon.

Në ceremoninë e përurimit, në mjediset e hotel Rogner, mes miqsh, kolegësh, ministrash e ish-ministrash, deputetë, diplomatë e ish-presidentë, si Mejdani, Topi e Moisiu, zoti Hoxhaj  deputet i PDK dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ndau disa nga tezat që vijnë të ravijëzuara në këtë libër, botim i UET Press.

Ai solli një vizitë të hershme të presidentit Putin në Kosovë, në vitin 2001, atëkohë kryeministër, ku kujtoi se diskursi politik ishte i ngjashëm me atë aktual mbi Ukrainën. Ajo çfarë thoshte atë kohë për serbët në Kosovë, është identike me mënyrën sesi i përshkruan rusët në Ukrainë dhe përtej. Përshkrimi apo anatemimi i liderëve të asaj kohe në Kosovë, nuk ndryshon nga ai që përdor për presidentin ukrainas Zelensky.

Sipas Hoxhajt, presidenti rus ndërton një fabrikë gënjeshtrash dhe bëhet zëdhënës maniak për të përmbysur rendin aktual botëror.

Me këtë, autori u rikujton atyre që në mediat perëndimore, por edhe vendase mendonin se mes Rusisë dhe Kosovës kishte thjesht një keqkuptim. Ishte periudha mes 2006-s dhe 2007-s dhe Hoxhaj ishte pjesë e delegacionit në Vjenë, për negocimin e statusit të Kosovës, në kuadër të Pakos së Ahtisarit. “Por, që në atë kohë e kam parë se qëndrimi i tyre është më i strukturuar dhe në pjesën e parë merrem me doktrinën e Putinit sesi e sheh ai Kosovën, por na ndihmon të kuptojmë sesi e sheh edhe botën”.

Politika e Putinit, sipas ish-ministrit, është fashiste. Rusia e tij dhe Perëndimi jetojnë në dy shekuj të ndryshëm. Gjeopolitikisht, Rusia jeton në shek.19, ndërsa ideologjikisht në shekullin e 20 të autokracisë. “ Aleksandër Dugin, filozofi fashist i Putin, pak ndryshon nga ideologët fashistë të viteve ‘30”, tha ai për të pranishmit. Vetëm një javë më parë, Dugin tha se ky do të jetë një lloj regjimi i sllavëve në Ballkan.
Rusia, shpjegon më tej Hoxhaj, e sheh veten si një fuqi e madhe e shekullit 20 dhe mendon se Europa “është në atë koncertin e fuqive të mëdha dhe Ballkani është fushëbetejë, ku ata do të duhet të ndërhyrje dhe të përdorin çdo mjet për të ndërhyrë në rajon”. Axhenda është e vjetër, shtoi ai, por lufta që zhvillohet është ajo hibride, e cila prej vitit 2013 shtrohet si një platformë për të ndërhyrë kudo në Europë lindore dhe rajonin e Ballkanit.

“Nuk mund të ketë një fuqi jashtë Ballkanit brenda në rajon, nëse nuk ka një bazë apo njerëz që e mbështesin”, vijoi Hoxhaj, ndërsa theksoi rrezikun e instrumenteve ndërhyrës të Rusisë.

Nëse Rusia e humbet luftën me Ukrainën, Hoxhaj thotë se kjo do të ishte mundësia e artë për Kosoën. Sepse, një Rusi më e dobët do të thotë edhe një Serbi më e dobët. Ai tha se mbetet ithtar i anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe marrëveshjes me Beogradin, por Aleanca Ushtarake e Atlantikut është ajo që i mbron shtetet, me një shtrirje nga Baltiku në Ballkan.

Për diplomatin kosovar, Lufta e 1999-s, ende nuk ka përfunduar ndërsa me Serbinë ekziston vetëm armëpushimi. “Që lufta të bëhet e pabesueshme në Ballkan, duhet të anëtarësohemi në NATO”, tha ai. Për Hoxhajn, bota ruse është e barabartë me botën serbe, ku të dyja vuajnë ankthin e shpërbërjes si shtete federative.

Debati për atë që po ndodh në Ukrainë, e cila i ka kaluar 80 ditët e pushtimit dhe të qëndresës, bazohet kryesisht në pjesën ushtarake, por askush nuk e di, tha Hoxhaj sesi do të jetë përfundimi politik, ndërsa i ftoi të pranishmit, politikëbërësit, por edhe qeveritarët nga të dy anët e kufirit të kenë një lexim më të thellë rreth së ardhmes. Fitorja e Perëndimit në Ukrainë është jetike për Kosovën, rajonin dhe mbarë botën.

Ndaj pas 24 shkurtit, tha Hoxhaj, nevojitet një fjalor i ri dhe një hartë e re për të kuptuar Europën dhe botën, e cila nuk është më e njëjta dhe ku rendi aktual botëror duket në rrezik.
Mbi librin e Enver Hoxhajt diskutuan edhe një sërë figurash të politikës dhe jetës publike si deputetja Mimi Kodheli, ish-ministrat e Jashtëm Aldo Bumçi e Edmond Haxhinasto si edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në ShBA, Fatos Tarifa. Ata e vlerësuan librin si një kontribut në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë, ndërsa ngritën pyetje dhe dilema mbi të ardhmen e rajonit dhe të të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë përballë një rreziku që e gjykuan serioz.

“Pikëpyetja e madhe që i vihet sigurisë sonë është prezente dhe jemi mjaft të ditur, të mençur, vullnetmirë e dëshirëplotë, nga të gjitha kahet e dimensionet, të mund të sjellim, ashtu si Enveri me veprën e tij, një kontribut pozitiv, për ç’ka do të jetë e ardhmja jonë e përbashkët”, u shpreh ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Deputetja e maxhorancës në Kuvend tha se e ardhmja e të dy vendeve është e përbashkët.

Përfaqësues të investimit që shteti i Kosovës ka bërë në fushë të marrëdhenieve ndërkombëtare, e cilësoi ish-ministri Bumçi, zoti Hoxhaj. “Kemi nevojë për këndvështrimin e shqiptarëve të Kosovës në lidhje me Serbinë dhe Rusinë. Nuk jemi një shtet që ndërton një politikë të jashtme sikur Kosova nuk ekziston. Çdo këndvështrim tjetër, është këndvështrim i gabuar”, tha Bumçi. Ish-diplomati dhe pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, Fatos Tarifa e vlerësoi librin, duke thënë se duhet të futet si një tekst universitar për disiplina të studimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të gjeopolitikës.

“Libër i shkruar për një proces historik, ende në lëvizje. Në një kohë kur një luftë e madhe që ka shqetësuar mbarë njerëzimin, që ka tronditur kontinentin tonë, Aleancën, BE-në, është ende në proces dhe pa mbaruar kjo luftë, shohim fare mirë një sërë argumentesh që kanë të bëjnë jo vetëm me natyrën agresive të një shteti imperial si Rusia por edhe për pasojat e saj në Ballkanin e sotëm, për shkak të influencës ruse dhe të influencave të tjera jo perëndimore”, tha Tarifa.

Edhe ish-ministri Haxhinasto tha se libri duhet të jetë në tryezën e çdo diplomati shqiptar për një skanim të marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Serbia është paraqitur si ura e infiltrimit të interesave ruse. E përsëris që kjo kërkon nga perspektiva shqiptare, shumë më tepër transparencë. Cilat janë marrëdhëniet aktuale me Serbinë, çfarë cilësie kanë, çfarë arrihet ndërmjet tyre dhe çfarë implikimesh sjellin për një bashkëpunim edhe më të gjerë. Të heqim fasadën e të merremi më shumë me substancën”, tha Haxhinasto, ndërsa i bëri thirrje politikës shqiptare të heqë komplekset dhe të rregullojë defektet në bashkëpunimin me Kosovën. /Liberale.al

Ju sugjerojme

Pse nafta dhe benzina kushtojnë më shtrenjtë në Shqipëri sesa në Itali
Ekonomi

Pse nafta dhe benzina kushtojnë më shtrenjtë në Shqipëri sesa në Itali

23:06 | 28/06/2022
Shqiptari vret një shtetas turk në Gjermani, policia: Nëse e shihni, lajmëroni menjëherë!
Kronikë

Shqiptari vret një shtetas turk në Gjermani, policia: Nëse e shihni, lajmëroni menjëherë!

22:36 | 28/06/2022
SHIFRA E DITËS: 10 arsye pse sistemi arsimor i Finlandës është më i miri në botë
Kryesore

SHIFRA E DITËS: 10 arsye pse sistemi arsimor i Finlandës është më i miri në botë

22:23 | 28/06/2022
Horoskopi ditor, e Premte 3 Qershor 2022!
Të gjitha

Horoskopi për ditën e mërkurë, 29 Qershor 2022!

21:22 | 28/06/2022
E telefonojnë fqinjët: Të kanë hyrë hajdutë në shtëpi… shkon policia por gjen të dashurin e gruas
Të gjitha

E telefonojnë fqinjët: Të kanë hyrë hajdutë në shtëpi… shkon policia por gjen të dashurin e gruas

21:03 | 28/06/2022
Policia italiane kërkon ndihmën e publikut, pas arratisjes së shqiptarit
Kronikë

Policia italiane kërkon ndihmën e publikut, pas arratisjes së shqiptarit

20:05 | 28/06/2022
Para
SPAK lëshon 32 urdhër arreste, mes tyre Suel Çela dhe Ervis Martinaj

SPAK lëshon 32 urdhër arreste, mes tyre Suel Çela dhe Ervis Martinaj

Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, arrestohet 33 vjeçari

Atentati ndaj djalit të biznesmenit në Pogradec, arrestohet 33 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të Fundit

  • Rama në takim me Mbretin e Spanjës, spikeri i lajmeve pyet se kush është: Nuk e njoh
  • Pse nafta dhe benzina kushtojnë më shtrenjtë në Shqipëri sesa në Itali
  • Moderatorja e njohur tregon marrëdhënien që ka me vëllain e bashkëshortit të saj
  • Shqiptari vret një shtetas turk në Gjermani, policia: Nëse e shihni, lajmëroni menjëherë!
  • SHIFRA E DITËS: 10 arsye pse sistemi arsimor i Finlandës është më i miri në botë
  • Të burgosurit i vënë zjarrin qelive, humbin jetën 51 persona
  • Brisida Shehaj: Kisha armik kryesor “Rilindjen” dhe jo opozitën, 20 herë e dhashë dorëheqjen
  • Horoskopi për ditën e mërkurë, 29 Qershor 2022!
  • I ndaloi për të kontrolluar dokumentet por u zbuloi kokainë, arrestohen 2 shqiptarë
  • E telefonojnë fqinjët: Të kanë hyrë hajdutë në shtëpi… shkon policia por gjen të dashurin e gruas

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al