Aktualitet

Lezhë/ Vëllezërit tentojnë të vrasin vjehrrin e motrës

Shkruar nga Liberale
Lezhë/ Vëllezërit tentojnë të vrasin vjehrrin e

Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Tre persona, babai dhe dy djemtë e tij janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi janë përfshirë në një konflikt me vjehrrin e motrës së tyre.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy vëllezërit Elton dhe Ardit Keçani kanë ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre. Ata tentuan të merrnin dhe një armë zjarri që kishin në banesën e të atit, por falë ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur arrestimi i tyre.

Uniformat blu, gjatë kontrollit në banesën e të atit të dy vëllezërve, gjetën një armë kallashnikov dhe 90 fishekë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH