Aktualitet

Lezhë/ Presion ndaj zërit opozitar, kërcënohet me armë Salvador Kaçaj, policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale
Lezhë/ Presion ndaj zërit opozitar, kërcënohet me armë

Kërcënohet me armë ish kreu i komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, një nga kandidatët kryesorë të opozitës në qarkun e Lezhës.

Policia sqaroi ngjarjen, bazuar nga denoncimi i Salvador Kaçaj, ku dy makina i kanë ndaluar rrugën dhe e kanë kërcënuar me armë.

 “Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë”.

“Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallëzimin”.

“Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, tha policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH