Aktualitet

Lëvizte me makinë trafikantët e drogës, Apeli i GJKKO lë në burg ish-shefin e komisariatit të Laçit, Dritan Metaj

Shkruar nga Liberale
Lëvizte me makinë trafikantët e drogës, Apeli i GJKKO

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Dritan Metajn, ish-shefi i komisariatit të Laçit.  Ky i fundit kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Theksojmë se Metaj u arrestua si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Gëzim Çela, i njohur ndryshe dhe si ‘baroni’ i drogën në zonën e Fushë Kuqes.

Ai dyshohet se ka lëvizur me makinën e policisë, të ashtuquajturin “baron i drogës”, dhe anëtarë të tjerë të grupit. Burime policore bëjnë me dije se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve të grupit kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH