Aktualitet

Akuzat ndaj Metës, Zogaj: Secili ndjek rrugën e tij

Shkruar nga Liberale
Akuzat ndaj Metës, Zogaj: Secili ndjek rrugën e tij

Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur mbi zhvillimet e aktualitetit politik duke iu përgjigjur edhe një pyetje për akuzat ndaj ilir Metës si ish-bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shteti, i cili theksoi se çdo kush ndjek rrugën e tij ashtu siç e mendon vetë, për të sqaruar marrëdhëniet e tij me shërbimet e fshehta.

“Gjithkush ndjek rrugën e vet ashtu siç e mendon vetë, për tu fshehur domethënë për tu zvarritur ose për të sqaruar marrëdhëniet e tij me shërbimet e fshehta, qoftë me ish-sigurimin, qoftë me shërbimin e fshehtë serb, shërbimin rus, francez apo me çdo shërbim tjetër.

Nëse i janë shpifur siç ka thënë vetë Ilir Meta duhet ti drejtohet gjykatës, transparenca është detyrim politik, etik dhe moral për politikanë që operojnë në këto nivele.

Përsa i përket pjesës së opozitarimzit prisnit një shtator më të ndezur në aspektin e opozitarizmit?

“Unë besoj se korrupsionin duhet ta luftojë drejtësia.

Nuk është në natyrën time, nuk është në bindjet e mia që korrupsioni të luftohet me deklarata.

Këtu ka një problem që vetë kjo opozita nuk e njeh SPAK-un. SPAK-u duhet ta bëjë këtë gjë dhe kam përshtypjen unë, që këto paralajmërime janë më shumë për të galvanizuar ndjekësit se sa për të shënuar një rezultat konkret në luftën kundër korrupsionit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH