Aktualitet

Lëvizje nën orkestrimin e Foltores! Berisha i përgjigjet pozitivisht ftesës: Do jemi në tryezën e Bardhit

Shkruar nga Liberale
Lëvizje nën orkestrimin e Foltores! Berisha i përgjigjet

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Gazmend Bardhit i cili pas shkarkimit nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, ka paralajmëruar se do të mbajë një tryezë të përbashkët mes deputetëve të Partisë Demokratike, me qëllimin për të harmonizuar aksionin opozitar kundër qeverisë.

Lëvizjet e Bardhit në PD duket si të orkestruara nga Foltorja.

Në përfundim të seancës së kësaj të enjteje, Berisha theksoi se do të jetë prezentë në tryezën e përbashkët të deputetëve demokratë që do të mbahet ditën e martë.

Por për sa i përket një bashkimi të mundshëm me grupin e Gazmend Bardhit, Berisha nuk dha një përgjigje të prerë, por tha se informacionet do të jepen në kohën e duhur.

“Theksova edhe në parlament, theksoj përsëri se ky parlament është i ngritur mbi krimin, drogën, është parlamenti i vetëm në Europë në të cilin vjedhja, krimi, droga shndërrohen në votë dhe vota shndërrohet në krim.”

“Është institucion i fatkeqësisë kombëtare, është institucion që të vetmin vendim që ka marrë, ka dyfishuar rrogat e tij, është institucion i cili ka kaluar me dhjetëra vendime të lotuara nga krimi dhe grupet kriminale, është institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare. Nuk ka lejuar rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe trojet shqiptare.”

“Është institucion i cili me qëndrimet e tij, jo që nuk i shërben integrimit, por i shërben dezintegrimit të Shqipërisë në BE dhe e lë në vend numëro. Është institucion i cili siç e dëgjuat përpiqet të përligjë gjithçka antikushtetuese, antiligjore të qeverisë dhe të mbulojë krimet e saj”.

I pyetur drejpërdrejt nga gazetarët nëse do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nesër nga Bardhi, Berisha tha: Po do të marrim pjesë. Ne shkojmë aty dhe do të marrim pjesë. Edhe ftesën e konsiderojmë hap pozitiv dhe ne do të marrim pjesë.

Nëse bëhet fjalë një mbledhje për negociata apo bashkim, ish-kryeministri shtoi: Do t’i mësoni që të gjitha në kohën e duhur, por ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH