Aktualitet

Lëvizja me pasaporta COVID, Manastirliu: Ende asnjë autorizim zyrtar

Shkruar nga Liberale
Lëvizja me pasaporta COVID, Manastirliu: Ende asnjë autorizim zyrtar

E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, foli për pasaportat e vaksinimit. Ajo tha, se deri në këto momente nuk ka një autorizim nga vendet Evropiane në lidhje me këtë problematikë. Ministrja theksoi se beson që edhe me vaksinat kineze e ruse, të cilat, nuk janë certifikuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave, janë të efektshme dhe do të lejohen nga vendet Evropiane.

Ajo ndër të tjera, foli për pasojat që të lë pas sëmundja COVID-19. Sipas ministres Manastirliu, stafi mjekësor është i gatshëm për të trajtuar çdo problematikë post-COVID.

Ogerta Manastirliu: Ende nuk është e autorizuar dhe s’ka vendim të vendeve Evropiane nëse do të udhëtosh duhet të jesh i vaksinuar dhe me ato vaksina. BE merr parasysh dokumentet e licencuara nga EMA, por ka edhe dokumente shtesë, si të personave që nuk janë me COVID, apo e kanë kaluar. Nuk ka ende vendim të autorizuar që pasaporta e vaksinimit do të përbeje vetëm një komponent, apo do të ketë të tre komponentët. Megjithatë ajo që vlerësohet është që do të jenë të treja si kushte, nëse njëra prej tyre plotësohet do të krijojë të drejtën për të kaluar në një vend Evropian. Nuk besoj që është problem nëse një vaksinë nuk është certifikuar nga EMA. Sepse këto vaksina mund të kenë dosjet e tyre atje. Pra janë të gjitha procese që kërkojnë kohën e tyre, nuk e përjashtojnë faktin që janë vaksina të efektshme, mbrojnë.

Me këtë situatë që kemi, kur vaksina na mbërrin çdo të hënë

Ogerta Manastirliu: Ka disa vende që kanë nisur vaksinimin e të rinjve, kanë përfunduar edhe prova klinike për fëmijë. Por ne ende nuk kemi vendimmarrje për këtë grupmoshe. Por një gjë është e sigurt, me ardhjen e vaksinave, edhe grupmosha do të ulet. Sot po vaksinohen personat plus 60-vjeç, por ka edhe kategori të tjera që janë më poshtë kësaj fashe, siç janë punonjësit e operatorëve turistikë. Ne do të vijojmë me planin që kemi dhe do e ulim grupmoshën.

A ka probleme post-COVID?

Ogerta Manastirliu: Ne jemi duke punuar për një plan veprimi, 2021-2023, për përballjen e pandemisë dhe pasojat e saj. Sot, ne ofrojmë të gjitha shërbimet për qytetarët që kanë probleme post-COVID. Ne kemi pasur takime me mjekë dhe ekspertë për të krijuar një plan shumë të mirëstrukturuar për trajtimin e rasteve COVID dhe për të arritur që të kemi qoftë protokolle të unifikuara, qoftë rishikim të protokolleve unifikuese dhe të kemi sa më pak risqe të personave që infektohen me COVID.

Po çmendet rrejti me personat që janë vaksinuar, vendosnin një magnet dhe magneti qëndron aty. Jeni në dijeni të një shqetësimi të tillë?

Ogerta Manastirliu: Është hera e parë që po e dëgjoj. Do të pyes ekspertë, më duket nga ato historitë e rrjetet se diçka shkencore. Gjithsesi për kuriozitet do të pyes, po më duket si një lojë në rrjet në fakt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH