Aktualitet

LETRA/ Grupet parlamentare të opozitës letër Ramës e Ruçit

               Publikuar në : 15:50 - 08/06/20 liberale

Tre grupet parlamentare të opozitës në Kuvend, i janë drejtuar sot me një letër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ata thonë se nuk do të votojnë asnjë ndryshim për reformën zgjedhore, nëse nuk plotësohen tre kërkesat e tyre: listat e hapura, rekomandimet e OSBE-ODIHR për administratën zgjedhore, vota e emigrantëve.

“Ne jemi të vendosur për të mos votuar asnjë pazar të këshillit politik që nuk ka lidhje me reformën zgjedhore por është noterizim i pazarit të 21 prillit 2008 dhe që lë në fuqi këtë ligj që kemi prej 12 vitesh.
Hipokrizia që kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve”, thuhet në letër.

LETRA E PLOTË

Sot në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës i kemi dërguar kërkesë zyrtare kryetarit të PS Z. Rama dhe kryetarit të Kuvendit Z Ruçi për të diskutuar rreth Reforms Zgjedhore.

Ne jemi të vendosur për të mos votuar asnjë pazar të këshillit politik që nuk ka lidhje me reformën zgjedhore por është noterizim i pazarit të 21 prillit 2008 dhe që lë në fuqi këtë ligj që kemi prej 12 vitesh.
Hipokrizia që kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve

NUK DO TE VOTOHET NGA DEPUTETET E OPOZITES NE KUVEND

Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i cdo trafikimi apo shit-blerje votash tek QYTETARET

LISTAT E HAPURA RREKOMANDIMET E OSBE-ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE JO POLITIKE VOTA E EMIGRANTEVE JANE KERKESAT TONA TE PRERA

NUK KA ASNJE “institucion” HIBRID E JO LIGJOR DHE ASNJE PAZAR NEPER BODRUME APO REZIDENCA AMBASADASH QE NA LEKUND NGA KETO KERKESA /Gazeta Liberale

<
>
1 foto-3 3

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back