Letërsi

Letërsinë e vērtetë e gjejmë tek Koliqi, Kadare, Camaj

Shkruar nga Liberale
Letërsinë e vērtetë e gjejmë tek Koliqi, Kadare, Camaj

Ervin Nezha, fitues me “Përmbledhje me tregime"

Vlerësimin me çmimin “Libri i Karantinës", nuk mund ta vendos te sukseset dhe kënaqësitë më të mëdha të jetës, pavarësisht faktit se në një farë mënyre ky çmim më dha njëlloj garancie se ajo çka shkruaj përbën njëlloj interesi për lexuesin. E nisa këtë shkrim me një parantezë, për të thënë se asnjë ditë të jetës sime nuk e kam ndier veten shkrimtar, as sot, e nëse kërkoni këta të fundit, në letërsinë shqipe i gjeni tek emra si Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Martin Camaj, Ismail Kadare  e plot të tjerë ndërsa ajo çka bëj unë janë thjeshtë bjerrja e ca historive të shkurtra të dëgjuara aty këtu, apo të prodhuara nga imagjinata, të cilat kam menduar se do ishte mirë të  rrëfeheshin. Profesioni im i vërtetë është mësimëdhënës dhe këtë shkrim do doja t'jua kushtoja të gjithë kolegëve dhe nxënësve të mi. Kam pasur fatin të punoj te një shkollë e shkëlqyer si “Ahmet Elezi" e fshatit  Stravaj ku e njerëzishmja është e ulur këmbëkryq, ku respekti dhe mirënjohja janë të pangjashme me askund. Do doja që t'i përmendja me rradhë të gjithë kolegët dhe nxënësit, por lista do ishte e gjatë, shumë e gjatë dhe do qe e pafalshme të harroja ndonjë. Kështu që i falenderoj të gjithë.  Nga ana tjetër kam marrë aq shumë mesazhe urimi këto kohë, nga njerëz të njohur e të panjohur, sa ndjehem edhe i turpëruar në një farë mënyre dhe e  ndiejë  detyrë morale të jem një njeri më i thjeshtë dhe më i  mirë karshi tyre.

Dorëshkrimi “Përmbledhje me tregime" i cili akoma nuk e ka gjetur një titull, është një punë dy vjeçare. Disa nga këta tregime janë botuar nëpër gazeta të ndryshme kulturore, madje një ndër ta falë përkthyeses dhe poetes Onana Glasu, u botua në revistën rumune “Caligraf”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Rumunë dhe pati një impakt pozitiv. Këto tregime modeste janë një përzierje dhe ekperimentim teknikash e të përbashkët kanë prirjen kah imagjinata, çka u jep një karakter intrigues, mistik dhe befasues. Ma tepër unë si autor nuk kam si ndalem mbi to, se do të qe një lajthitje  e pashoqe. Për Qëndrën Kombëtare të Leximit mund  të them që konkurse të tilla duhet të kthehen në traditë, pasi janë shumë pozitive për të ndihmuar autorët e rinj, në botimin, njohjen dhe promovimin e tyre! /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH