Letërsi

Leteratura vjen sot me: Pëllumb Kulla, një rrëfim për librat e zemrës

Shkruar nga Liberale
Leteratura vjen sot me: Pëllumb Kulla, një rrëfim për librat

Suplementi Leteratura është një rubrikë dedikuar letërsisë, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Këtë të hënë “Leteratura” vjen me shkrimin “Pëllumb Kulla: Një rrëfim për librat e zemrës”.

Në këtë intervistë, Pëllumb Kulla do të rrëfejë mbi librat e pëlqyer, autorët e preferuar dhe ata që ende nuk i ka çuar deri në fund.

Në rubrikën “Kritika”, do të lexoni shkrimin “Kur jetën ta prezanton ferri”, nga Namir Lapardhaja.

Autori sjell disa reflektime  mbi përmbledhjen me tregime “Kur këndonin gjelat e tretë” të Agron Tufës.

“Poeti brenda Agronit nuk është shkëputur plotësisht, kurse shkrimtari Tufa na përcjell mesazhe të thella humane nëpërmjet prozës rrëfimtare.

Historitë e kësaj vepre të ngelin gjatë në kujtesë”, shkruan Lapardhaja.

Më tej, në këtë rubrikë do të lexoni shkrimin me titull Filozofia e leximit dhe metaforat e nënshtresuara te poezia e Rexhep Hoti”, ku Dr. Brikena Ismaji bën një analizë të detajuar të poezive së Hotit.

“Poezia e Rexhep Hoti e ka dhuntinë për ta ndarë me lexuesin përjetimin e mesazhit artistik. Ajo të rrëmben në udhëtimin e saj pa e kuptuar se je bërë pjesë e aventurave të vargut, të shkronjave, të fjalëve të saj, çfarëdo qoftë ngjyrimi dhe shijimi i tyre, çfarëdo qoftë stina apo hapësira ku ajo të hedhë”, shkruan autorja.

Në rubrikën “Letërsia”, vjen shkrimi i Tobias Xhaxhiu, “Çirçe- heroina e parë e letërsisë”.

Çirçe është e pavdekshme, ashtu si të gjithë të afërmit e saj, por në dallim nga zërat e tyre bubullimë, të papërkthyeshëm nga veshët e njerëzve, zëri i saj ishte ai i një vdekatareje./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH