Kryesore

Leteratura vjen sot me: Minella Aleksi, portreti i një polemisti

               Publikuar në : 09:12 - 09/09/19 LP

Suplementi “Leteratura” hapet këtë të hënë me “Minella Aleksi, portreti i një polemisti. UET PRESS promovon të martën në orën 13:00, në sallën ‘Lab’ librin “Vizitor në Kullën e letrave”.

Në rubrikën “Mendimi”, shkrimtarja Diana Çuli vjen me shkrimin “Një vizitor në korpusin letrar të Kadaresë”. Çuli flet rreth librit të Minella Aleksi, “Vizitor në Kullën e letrave”.

Këtë të hënë “Leteratura”, vjen me rubrikën më të re “Nostalgjia”, e cila synon të risjellë shkrime të botuara në kohë, që ruajnë ende kënaqësinë e leximit. Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj vjen me shkrimin “Pastaj erdhi mëngjesi dhe ajo nuk ishte më…”, duke rikthyer romanin “Tre shokët” të shkimtarit gjerman Erih Maria Remark.

Në rubrikën “Leximi”, Alda Bardhyli vjen me shkrimin Nëse je në dashuri, lexo Alfonisa Stornin”. Kjo poete e cila nuk ka ende një libër në gjuhën shqipe, vazhdon të jetë një prekje e bukur dhe e gjatë për këdo që merr në duar një libër të saj.

Për më shumë, lexoni suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale./Gazeta Liberale

 

(Visited 44 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *