Leteratura

‘Leteratura’ vjen sot me: Loer Kume, Fituesi i Çmimit “Kadare” 2019

               Publikuar në : 09:58 - 19/04/21 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me shkrimin “Loer Kume, Fituesi i Çmimit “Kadare” 2019″, i nominuar për Çmimin Europian të Letërsisë”.

Libri “Amygdala Mandala” i autorit Loer Kume, botim i UETPress, është përzgjedhur në listën e ngushtë të vlerësimit për Çmimin e Letërsisë së Bashkimit Evropian 2021 (EUPL).

Vijojmë më tej në rubrikën “Libri i ri”, ku presidenti i UET, Selami Xhepa, vjen me shkrimin ““Politika si ide”, në këndvështrimin e Valentina Leskaj”.

“Ky libër nis si një tekst i shkruar për gruan, lëvizjen feministe dhe të drejtat e gruas në shoqëri. Them se nuk mund të kishte nisje më të duhur për një femër që edhe vetë veprimtarinë e saj, siç dëshmohet përgjatë faqeve të të gjithë librit, e ka kaluar në kauza në mbrojtjen e të drejtave të tyre“, shkruan autori.

Më tej do të lexoni në rubrikën “Kritikë”, shkrimin me autor Gëzim Puka, “”Valë mbi valë e Anton Harapit- kur arti i fjalës është më i vërtetë se ngjarjet referenciale”.

“Valë mbi valë” e Anton Harapit është një novelë e receptuar relativisht vonë nga lexuesi shqiptar. Duket se kjo novelë ofron një lëkundje të tillë midis kënaqësisë dhe meditimit për lexuesin bashkëkohor“, shkruan Puka.

Në rubrikën “RockRrëmujë” do gjeni shkrimin e Loer Kume me titull: ““I miss the comfort of being sad”-Një ode e shkurtër e rrëmujshme mbi trishtimin”.

“Kur bie tërmet…, të del para The Waste Land, dhe kërkimi i madh i Graalit të Shenjtë, dhe trishtimi të mbulon i pandalshëm, sepse ke ndërgjegje për gjithçka”, shkruan autori.

Për më tepër, lexoni suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale, print ose online.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back