Aktualitet

LETERATURA vjen sot me: Historia e një kohe në sytë e letërsisë

Shkruar nga Liberale
LETERATURA vjen sot me: Historia e një kohe në sytë e

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Këtë të hënë vjen me titullin kryesor: "Historia e një kohe në sytë e letërsisë", mbi romanin "Zogjtë e qyqes" të Gani Mehmetaj nga Ben Andoni.  

Andoni sjell një Kritikë titulluar: “Zogjtë e qyqes” së Mehmetit, ose historia e një kohe me sytë e Letërsisë. 

"Me një strukturë të thjeshtë, por zgjidhur në formën klasike të një narracioni fëminor (në pjesën më të madhe), përcillet linja e romanit që zbërthen këndshëm dhe drejt metaforën e titullit.

Është një krijim i këndshëm, i ndërtuar në formë klasike por me mesazhe të qarta për mbijetesën në hapësirën e Kosovës dhe mbi të gjithë paradokset, fatet dhe hidhësinë e jetës", shkruan ai.

Dhe më pas në rubrikën "Doni’s review"do lexoni "“Thika pa gjak” dhe limfa e Zija Çelës", nga Liridon Mulaj. 

"Tregimet e Zija Celës vishen nga një sarkazëm dhe ironi e mprehtë, e gjithaq ironizojnë qeniet amorale nëpërmjet groteskut.", shkruan Mulaj.

Për t'u pasuar nga një tjetër Kritikë me titull "Vajtimi i Gurit, si këngë për të gjallët", nga Brikena Smajli, mbi romanin “Vaji i Gurit” të autores Miranda Haxhia, UETPRESS 2021.

"Libri është tronditës në këtë përmasë të vetëshprehjes a zërit që vjen si kumt për të gjallët, sepse nëpërmjet tij vijohet/zbulohet jeta (përjetimi) i një jete të lënë në mes, rijetohet ajo, gjallërohet rishmëzi në një poetikë kujtese dhe paqtimi njëkohësisht...", shkruan autorja.

Dhe për ta mbyllur me një Recensë nga Fatmir Minguli me titull "Shkrimtarja midis Meandrrave", mbi romanin “Rruga e qumështit”, të autores Iva Musaraj.

"Pa njerëzit e saj të dashur, por ajo ёshtё me Meandrrën. Gjarpëron mes kujtimeve, njerëzve dhe ngjarjeve dhe përsëri kthehet tek vetja e saj, Meandrra", shkruan Minguli.

Për të mësuar më tepër lexoni suplementin “Leteratura” në Gazetën Liberale, print ose online. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH