Kryesore

Leteratura vjen këtë të hënë me titullin: In Memoriam me Moikomin

               Publikuar në : 10:13 - 28/06/21 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me titullin “In Memoriam/ Enver Kushi “ME MOIKOMIN”.

“Me Moikomin”, vjen si kronikë e pasur për një personalitet si Moikom Zeqo, hedhur në letër në kohe apokaliptike me tërmete e pandemi, rrëfyer me besnikëri e mjeshtëri nga shkrimtari Enver Kushi.
Javën e katërt të karantinës së plotë, pasi përfundova së shkruari këtë ditar, gjeta në arkivin tim modest letrat që më ka dërguar Moikomi.”

Leteratura vijon me rubrikën “Kritikë” nga Behar Jacaj me titull “Letërsi apo circle jerk?”.

“Për autorin mund të jenë të rëndësishme shitjet, lekët, lajkat, por për veprat e mira është i rëndësishëm vetëm epitafi. Letërsia e mirë synon vetëm një “blerës” – kohën.”

Në rubrikën e përjavshme “Rock- rrëmujë”Loer Kume sjell shkrimin “Fast food mediatik, dhe dy zonjat që i bënë lak vdekjes”.

“Duras është një shkrimtare poetike e rrallë me stil të vagullt, të mjegullt, me teknikë shumë moderne të përroit të ndërgjegjes përzier me shkurtësinë e spontanitetin dhe peizazhet e Hemingway.”

Në mbyllje të kësaj rubrike letrare, vjen një tjetër kritikë me titull “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, apo e djeshmja e së sotmes”, nga Ernest Marku.

“Një libër i shkruar me stil, plot erudicion, analizë dhe deri te debatet ekzistenciale, trashendentale dhe të filozofisë së jetës; shembulli ma i mirë i letërsisë së angazhuar shqipe, kundrejt historisë, gjuhës dhe shpirtit të shqiptarit.”

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back