Kryesore

Leteratura vjen këtë të hëne me: Simfonia e udhëtimeve

               Publikuar në : 10:02 - 10/05/21 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me një kritikë me titullin “Simfonia e udhëtimeve- Amerika në valixhen e Adnan Mehmetit”, nga Dr. Yllka Filipi.

“Ditari poetik i Adnan Mehmetit i mbushur me udhëtime në Tokën e Premtuar, është një mozaik kulturor shumëngjyrësh, dekriptues i natyrës, i detit, i qiellit dhe i tokës, për t’i dhënë substancë kuriozitetit të qenies humane përmes syrit zhbirues të shkrimtarit e poetit që depërton në histori, antikitet e trashëgimisë kulturore dhe horizontit të pritjes; duke hyrë si në ëndërr, në shtëpi të mermerta, breza magjikë me filigranë ari, brigje shkëmbore apo shpella ku burojnë ujërat hyjnore.

Vijojmë më tej me një recensë nga Teuta Dhima me titull ““Mbyllur për pushime”, roman i historive të trishta njerëzore”.

“Mbyllur për pushime” nga Stefan Çapaliku, është romani që ndjek denjësisht trilogjinë “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”, që siç shprehet B. Smajli, në njërën anë kjo është një “rrno për me tregue” dhe nga ana tjetër, është një vështrim përpara si një dashuri për jetën, një gazmend i natyrshëm i etjes për të, një botë që përthithet syve të çuditur prej një bote që çmendet përditë e çmendet ende sot.”

E më pas në rubrikën “Rock- rrëmujë” do gjeni shkrimin e Loer Kume me titull: “Çmime dhe çmimet e çmimeve…”.

Letërsia është një oqean i gjerë e i pamatë, e çmimet letrare janë thjesht porte. Thelbi i letërsisë është uji, rryma, rrjedhja dhe stuhia.

Për më tepër lexoni suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale, print ose online.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back