Letërsi

'Leteratura' vjen këtë të hënë me: Sfida e Mustafa Nanos si prozator

Shkruar nga Liberale
'Leteratura' vjen këtë të hënë me: Sfida e

Suplementi Leteratura është një rubrikë dedikuar letërsisë, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, libra të rinj, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Këtë të hënë “Leteratura” vjen me shkrimin “Sfida e Mustafa Nanos si prozator”, ku do të lexoni më tepër rreth romanit të tij “Lamtumirë baba”, sjellë në Panairin e 22 të librit.

"Nano sfidon jo vetëm dy personazhet kryesore të këtij libri, por edhe vetë fenë, duke treguar se jeta e vërtetë dhe e vetme e njeriut është ajo në tokë."

Më tej, do të lexoni edhe shkrimin e akademikut dhe kritikut Ali Aliu, “Nano një rrëfimtar i lindur”.

”Romani Lamtumirë baba është një vepër letrare dinjitoze, me strukturë narrative të harmonizuar, ku të gjithë elementet e saj: – personazhet, subjekti, atmosfera dhe toni i rrëfimit – na lidhin pashmangshmërisht me çështjet e besimit.” 

Në rubrikën “Kritika”, do të lexoni shkrimin e Durim Çaça me titull “Ritmi semantik në melos-in rrëfimor”, dedikuar romanit “Ciklopi” të shkrimtarit Brajan Sukaj.

“Ciklopi” (Fitues i Çmimit të Romanit të Vitit, në Panairin e Librit, Tiranë, 2018, botim i Ombra GVG,  në të njëjtin vit), sendërton konfliktin e brendshëm, (gruaja që ka lindur fëmijën e shformuar, nga njëra anë,  dhe qyteti i vogël, akoma më i shformuar e përçudnuar në moralitetin e tij human), dhe konfliktin e jashtëm,- banorët në makthin ciklopik të frikës dhe të tjetërsimit të  tyre përballë  pushtetit shtypës të pushtuesit shekullor otoman."

Në rubrikën “Panairi” do të lexoni shkrimin me titull 1000+Anjeza nuk u zgjua, prin kolanën Leteratura 2019”. Romani i Preç Zogajt u rendit si libi më i shitur i këtij panairi.

Më tej do në rubrikën “Shkrimtarja” vjen shkrimi me titull “Letrat Erotike të Simon De Beauvoir vijnë në shqip” nga Tobias Xhaxhiu.

"Një dashuri transatlantike" është një përmbledhje e letërkëmbimit të ethshëm mes Simone De Beauvoir dhe Nelson Algren-it, shkrimtarit amerikan më të njohur pas Heminguejit, që u botuan në Francë nga Sylvie Le Bon de Beauvoir, thjeshtra e shkrimtares. Tashmë, bota e kafeneve të Parisit, e avenuve të zhurmshme të Nju Jorkut dhe e kabareve të Çikagos, do të flasë shqip falë përkthimit të Alda Bardhylit”./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH