Letërsi

Leteratura vjen këtë të hënë me: Rrëfimi i Pëllumb Kullës

Shkruar nga Liberale
Leteratura vjen këtë të hënë me: Rrëfimi i

Suplementi Leteratura është një rubrikë dedikuar letërsisë, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Këtë të hënë “Leteratura” vjen me shkrimin “Rrëfimi i Pëllumb Kullës”.

Në historinë e dramaturgjisë dhe teatrit shqip emri i Pëllumb Kullës shfaqet rreth viteve 60-të për tu kthyer në një nga protagonistët kryesorë në një teatri e humori gjithnjë avangardë për kohën. Nëse u rikthehemi sot veprave të shkruara nga Kulla shohim personazhe e figura që mbartin tensionin e kohës dhe shpesh kërkojnë ta kritikojnë atë.

Në rubrikën “Intervista”, do të lexoni shkriminBijat e gjeneralit. Një duel mes të kundërtave”.

Mimoza Hysa, e njohur nga lexuesi shqiptar si përkthyese e shumë autorëve të rëndësishëm të letërsisë italiane si Giacomo Leopardi, Dino Buzzati, Eugenio Montale, Antonio Tabucchi, Claudio Magris etj., paraqitet këtë vit në Panairin e Librit të Tiranës si shkrimtare me romanin “Bijat e gjeneralit”.

Në rubrikën “Nostalgji”, do të lexoni shkrimin me titull Esesini, poeti i lindur i dashurisë”. Publicisti dhe shkrimtari Preç Zogaj sjell kujtimet e veta nga poezitë e poetit rus.

“E dashuronim  Eseninin, donim t’i ngjanim, e recitonim,  po asnjëri prej nesh nuk kishte marrë guximin të  priste venat, të bënte “bis” më vetëvrasjen e tij, edhe pse shumica e krijuesve e mendojnë një  gjë të tillë në moshë të re  dhe besoj  se  disa nga ne e  kishim menduar.”/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH