Kryesore

“Leteratura”, vjen këtë të hënë me: Kandidati, një histori politike

               Publikuar në : 10:08 - 18/05/20 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Këtë të hënë do të lexoni mbi “Kandidati”, librin e Ben Blushit dhe mesazhet e forta politike që vijnë nëpërmjet tij.

“I shkruar me një stil shkëlqyes, “Kandidati” është një nga romanet më të rëndësishëm në historinë bashkëkohore të letërsisë shqipe. Një roman që ashtu siç thotë Green gjithnjë mban fshehur një histori, për të na e shpalosur ashtu siç bëjnë librat e mirë, në një kohë tjetër…”

Më tej do të lexoni mbi librin “Vrasje në Kryeministri”, të autores Diana Çuli.

Sic thotë edhe vetë autorja,  ”ky libër është një shëtitje në Ballkan për të zbuluar këtë mister, pra jam munduar t’i mbaj pezull lexuesit siç është dhe vet libri thriller”.

Ndalemi më tej në jetëshkrimin dhe krijimtarinë e autorit shqiptar Haki Stërmilli, në 125 vjetorin e lindjes.

Romani “Sikur të isha djalë” është ndoshta i vetmi roman “më i shitur” me ribotimet periodike nëpër vite.

Leteratura mbyllet me tregimin “Gabimi”, të Ernest Markut./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back