Letërsi

Leteratura vjen këtë javë me: Pritja e lirisë në liri

Shkruar nga Liberale
Leteratura vjen këtë javë me: Pritja e lirisë në liri

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me romanin e shkrimtarit Mehmet Kraja, "Prishtina". Ballsor Hoxha sjell një kritikë letrare mbi romanin me titull "Pritja e lirisë, në lirinë e ardhur".

"Pritja, si zbulim i shoqërisë kosovare, është bosht i romanit “Prishtina” të Mehmet Krajës, edhe atëherë kur liria e pritur ka ardhur dhe ende pritet. Pritja, edhe kur demokracia është shpalosur, edhe kur janë shkaktuar tragjedi të panumërta, pritja mbetet si mekanizëm mbrojtës".

Vijojmë më tej një kritikë tjetër nga Bujar Meholli me titull "Muzikaliteti i Nolit".

"Në vargun e Nolit është vënë muzika në funksion të kuptimit dhe përmbajtjes. Kështu, Noli ka zgjedhur që të konkretizojë, të shtojë më tepër ndjenja e përjetime personale, me anë të muzikalitetit që i nxit një atmosferë lexuesit, e cila në situata kritike arrin deri në sarkazëm", shkruan autori.

E më pas në rubrikën “RockRrëmujë” do gjeni shkrimin e Loer Kume me titull: “Mbi kishën, Sodomën, dhe Gomorrën dhe gay people”.

“Bota jonë njerëzore, e parë në sytë e një alieni turist, shëtitës nëpër univers, me siguri shfaqet në ngjyrat e saj të vërteta, ato të një xhungle primitive, ku njeriu i sotëm jeton ende lashtësinë e tij”, shkruan autori.

Në fund në "Refleksione" vjen Fatmir Minguli me "Copёza kozmosi nё  Mu ZEH Lab".

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH