Kryesore

Leteratura sjell sot: Ringjallja e Kafkës me “Profetin nga Praga”

               Publikuar në : 09:55 - 31/05/21 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me titullin “Ringjallja e Kafkës me “Profetin nga Praga”” nga Gentiana Softoli, një shkrim për shkrimtarin Musa Ramadani, Fitues i Çmimit “Kadare” 2017.

“Musa Ramadani shkrimtar unik, ka arritur të na e ringjallë edhe një herë në trajtë fiksioni shkrimtarin më të madh të letërsisë moderne evropiane.”

Leteratura vijon me rubrikën “Ese” me një shkrim të shqipëruar nga Albert Gjoka me titull “Raymond Carver rreth të shkruarit”.

“Shkrimtarët nuk kanë nevojë për marifete apo dredhi; ata kanë nevojë të jenë vëzhgues mendjehollë në tërësi.”

Në rubrikën e përjavshme “Rock- rrëmujë”, Loer Kume sjell shkrimin “Myshk dhe letërsi”.

“Nëse pafundësinë do ta reduktonim në Zot, e dyshimtë apo jo, letërsia është ky Zot, nga Toka në Mars, e më larg.”

Dhe për ta mbyllur me rubrikën “Recencë” vjen shkrimi i Alisa Velaj me titull “Elida Rusta – “Një mijë vjet Ajkunë”.

” Vëllimi është një këngë dhimbjebukur për gjakun e dashnisë dhe “për muzikën e vetme që ia ka lexu shpirtin poetes”.”

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back