Kryesore

“Leteratura”: Pëllumb Kulla, mjeshtri i “kullës” së humorit shqiptar

               Publikuar në : 09:06 - 29/06/20 liberale

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo javë i dedikohet regjisorit Pëllumb Kulla, ndërsa në kopertinë do të lexoni: “Pëllumb Kulla, mjeshtri i “kullës” së humorit shqiptar”.

Duke e nisur me një intervistë përballë studentëve të UET, me titull: “Talenti nuk mjafton; Artisti ka nevojë për kulturim”. 

“Me një portret të gjallë, të folurën energjike dhe mjeshtërinë e kuvendimit të çlirët e plot humor, Pëllumb Kulla u ul përballë studentëve të departamentit të Arteve të Aplikuara në UET, për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre, me përvojën e gjatë të një artisti që ka ditur të skalisë emrin e tij në kujtesën e shqiptarëve. Gjurma e tij më e freskët është përmbledhja publicistike “Dikatura e Parasë”, botim i UET Press, i cili sapo ka dalë në qarkullim.”

““Diktatura e Parasë”; Pëllumb Kulla në fronin e tij të satirës e humorit”, një shkrim nga Suela Mino.

“Paraja i prish njerëzit. Janë të mirë, i bën të këqinj. Është për këtë arsye që shumicën e shqiptarëve, sot, i mbajnë si njerëzit më të mirë në botë – kush tjetër, përveçse Pëllumb Kulla, mund të ngjizë kësisoj, të vërteta të dhimbshme me humor? ”

Dhe më pas disa fragmente nga libri: “Diktatura e parasë”

 “Fantazia është dhunti e çmuar. Ajo e merr të zotin në fluturim përmbi gardhe dhe kufij. Ajo e bën atë hero, e bën shenjtor, strateg, multimiliarder… Me fantazinë time, le të ulem edhe unë një herë multimiliarder, mbi fronin e një vendi!”

Dhe për ta mbyllur do të gjeni një profil me titull: “Mjeshtri i “kullës” së humorit shqiptar”. 

“Dhjetëra skeçe, drama, komedi mbajnë emrin e Pëllumb Kullës. Për ithtarët e kësaj fushe këto vepra janë shumë të njohura, e të tjerë kanë ende të freskëta batutat e pavdekshme që rikujtohen për vite me radhë. Ka mbetur në kujtesën e spektatorëve të tetarit dhe televizionit komedia “Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë”, Filmi “Tela për violinë” shkruar nga Kulla dhe udhëhequr drejt telekomedisë nga Bujar Kapexhiu… Kush mund ta harrojë kuplet-skeçin “Po martojmë Malon”, monologun “A doni më për Belulin”, minikomeditë si “Telefoni i ri në shtëpi”, e shumë e shumë të tjera që janë shfaqur në teatrot dhe ekranet shqiptare.”

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni të hënën në suplementin “Leteratura”. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back