Kryesore

Leteratura/ Loer Kume fitues i çmimit “Kadare” 2019

               Publikuar në : 09:18 - 10/06/19 Liberale

Suplementi “Leteratura” sjell sot një bisedë me fituesin e çmimit “Kadare” 2019. Loer Kume.

Ai është autor i dy romaneve “Lux”, botuar më 2011-n dhe “Një histori e rrëmujës” 2018 nga “Albas”.

“Me një stil që të kujton kronikat e shpejta të Bukovskit, Loeri vizaton rrëmujën për ta bërë atë grishëse teksa e lexon. Kaosi si një gjendje që përshkon librin, ndihet dhe në dialogët e pafundmë, mbi të cilën shkrimtari ndërton ngjarjen”, shkruan kritika për të.

Genciana Abazi-Egro sjell “Letërsia dhe identiteti në epokën e nacionalizmit”

“Hapja e shqiptarëve drejt së kaluarës letrare dhe përpjekjet për botimin e saj filluan në gjysmën e dytë të shek. 19. Zef Jubani më 1870-n botoi një antologji letrare, ku përfshiu krijimtari nga Pjetër Bogdani, poetët shkodranë Hysen Dobraçi dhe Sali Pata, Nezim Berati dhe Pjetër Zarishi; Thimi Mitko përgatit për botim poezi nga Hasan Zyko Kamberi; më 1882 Sami Frashëri përgatit një botim përmbledhës të Divanit shqip të Nezim Beratit; Jani Vreto më 1888 botoi poemën e gjatë Erveheja të Muhamet Kyçykut (Çamit); kurse Ismail Tahir Gjakova më 1907 boton në Sofje, veprën Emni Vehbije të Tahir Efendi Gjakovës.”, shkruan ajo në Leteratura.

Ish-finalist në çmimin “Kadare” 2018, Alion Çaçi vjen për lexuesin me librin e parë: “Një rrëfim për tregimet e rinisë”

“E gjithë jeta është një tregim. Dino Buzzati, një prej tregimtarëve më të mirë të shekullit XX, shprehej kështu teksa përpiqej të shpjegonte këtë gjini. Alion Çaçi, ish-finalist për çmimin “Kadare” 2018, vjen për herë të parë për lexuesin me një libër me tregime. “Tregime të rinisë” quhet libri, i cili sapo ka dalë në librari nga “Pegi”. Janë 10 tregime, ku përmes intensitetit të veprimit dhe mendimeve përfshihemi në histori e ngjarje që shpesh na duket sikur janë tonat. Çaçi vjen më poshtë në një bisedë të shkurtër për “Leteraturën” mbi këtë libër.”

Këto dhe shumë të tjera do i gjeni në suplementin Leteratura sot./ Gazeta Liberale

 

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *