Kryesore

Leteratura/ Kim Mehmeti, të jesh vetëm

               Publikuar në : 09:09 - 13/05/19 E Liberale

Kim Mehmeti, të jesh vetëm”, kështu është titulli i coverit të suplementit “Leteratura” për këtë javë.

Ish-kryetari i jurisë së çmimit “Kadare”, rrëfen librin e ri me tregime “Lutjet e mesnatës” dhe raportet e shkrimtarit me vetminë.

“Mbi disa përvoja dhe kundërthënie letrare Kosovë-Shqipëri” nga autori Mehmet Kraja. 

Imazhin idealist të Shqipërisë socialiste në Kosovë e ndërtoi letërsia e shkrimtarëve më të mirë të Shqipërisë. Ky imazh ishte aq mbresëlënës, saqë, me rastin e vizitave të rralla ose pas rënies së diktaturës në Shqipëri, të paktë ishin ata kosovarë që u besonin syve të tyre. Një numër syresh edhe tani, kur vijnë në Tiranë, kërkojnë me ngulm të shohin Shqipërinë e idealizuar të letërsisë së realizmit socialist”, – nis shkrimi i Mehmet Krajës për Leteratura.

“AGORA. Pikëtakimi i lexuesit me shkrimtarin” 

Nën drejtimin e ARTA MARKUT, në sallën Goethe të Teatrit Kombëtar Eksperimental, mbrëmjet e të mërkurave i kushtohen librit. Çfarë është Agoràja, çfarë ka në bosht, cilët janë protagonistët dhe për çfarë flitet aty… gazetarja rrëfen.

Këto dhe shumë të tjera i gjeni sot në suplementin “Leteratura” të “Gazetës Liberale” në print. /Gazeta Liberale

(Visited 3 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *